E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet false, ndjekje penale për gjashtë persona

Gjashtë persona të tjerë janë
dërguar për ndjekje penale
nga antikrimi ekonomik,
pasi duke falsifikuar dokumentet
kanë përfituar pensione të paligjshme.
Edhe këta janë të lidhur me
dosjen e Sigurimeve Shoqërore, ku
po verifikohen të gjitha aplikimet.
Kështu, Policia e Tiranës tha se filloi
procedimi penal në gjendje të lirë
për Vehap Stolin dhe Ramiz Ismailajn,
52 e 54 vjeç, banues në Tiranë,
sepse me anë të mashtrimit, me dokumente
të falsifikuara, kanë përfituar
pension në mënyrë të
paligjshme. Gjithashtu, veç këtyre
të dyve, brenda një dite policia zbuloi
edhe katër të tjerë. Kështu, policia
shpjegoi se filloi procedimi penal
në gjendje të lirë për shtetasit Murat
Topalli, 57 vjeç, Xhevahir Kasapi,
49 vjeç, Muço Vasili, 57 vjeç dhe
Mehdi Cani, 50 vjeç. Të gjithë këta
persona dyshohet se kanë falsifikuar
dokumentet zyrtare për të
përfituar pensione të paligjshme.
Ata mendohet se kanë përfituar nga
kjo prej më shumë se dy vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›