E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisin minimarketin, prangosen dy të rinj

Arrestohen në flagrancë dy të rinj nga
fshati Veliqot, teksa tentonin të vidhnin
me maska dhe thyerje një minimarket
në qytetin e Tepelenës. Policia
lokale bën të ditur se 23-vjeçari Ermir Pata
dhe 18-vjeçari Orest Haxhiaj, të dy të lindur
dhe banues në fshatin Veliqot të Komunës
Qendër, të rrethit Tepelenë, janë
ndaluar teksa kishin hyrë për të vjedhur
brenda një minimarket rreth orës 02.00 të
mëngjesit, duke u gdhirë e enjte. Burime
të policisë bëjnë të ditur se dy të arrestuarit
kanë precedentë të mëparshëm penalë
për vjedhje dhe mbaheshin nën vëzhgim
nga agjentët e Policisë së Tepelenës. Gjatë
këtij operacioni, në momentin e kapjes së
tyre, policia mundi të gjejë dhe sekuestrojë
në cilësinë e provës materiale disa mjete
të forta që grabitësit përdornin gjatë "aksioneve"
të tyre, një kapuç prej leshi me dy
vrima te pjesa e syve që shërbente për
maskim, dy palë doreza plastike kirurgjikale
për të mos lënë gjurmë gishtash, si
edhe një shumë prej 20 mijë lekësh, të cilat
kishin mundur t‘i merrnin në sirtarin e banakut,
ku pronarët mbanin xhiron e ditës.
Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan
prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër për veprime të mëtejshme procedurale
dhe ndaj tyre rëndon akuza e
"vjedhjes e kryer në bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›