E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia "sulmon" Avokatin e Popullit: Askush nuk është dhunuar në Tiranë

Reagon Policia e Tiranës
pas raportit të Avokatit të
Popullit, duke deklaruar
se nuk ka fakte dhe prova
se të miturit janë keqtrajtuar.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm
dhe me tone të ashpra, duke vënë
në dukje se Avokatit të Popullit i
është ofruar gjithë aksesi për të
kontrolluar dhe verifikuar rastet e
dyshuara të dhunës. Kjo deklaratë
e policisë së kryeqytetit ka ardhur
menjëherë pasi u shkrua në media
se të miturit e intervistuar në qelitë
e paraburgimit te Burgu 313 pohojnë
se policia ka ushtruar dhunë,
duke përdorur tel telefoni, kabllo
kompjuteri, shkop bejsbolli, shufra
hekuri dhe shkop gome, për t‘i
detyruar të pranojnë krimin.
Në një deklaratë për shtyp,
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë
deklaroi se nisur nga publikimet
e bëra në media, në lidhje
me sondazhin dhe rekomandimet
e Avokatit të Popullit, mbi dhunën
policore te të miturit e paraburgosur
në Tiranë, i ka shprehur objeksionet
e veta Avokatit të Popullit,
përmes një përgjigjeje zyrtare. Në
këtë objeksion, policia nuk është
pajtuar me evidencimin e rasteve
të dhunës fizike apo psikologjike,
që sipas sondazhit ka pasur si
synim ndëshkimin e të miturit për
aktin e kryer, dhe t‘u kërkojë atyre
pranimin e akuzës. Më tej, në deklaratën
e policisë kryeqytetase
shpjegohet se marrja në pyetje e
të arrestuarit apo të ndaluarit të
mitur nga prokurori, është bërë
gjithnjë në prani të avokatit
mbrojtës dhe në asnjë rast nuk
është konstatuar përdorimi i
dhunës fizike ndaj tyre. "Gjatë vitit
2009, në asnjë rast gjykata nuk ka
evidentuar përdorim të dhunës
fizike dhe psikologjike ndaj të miturve",
shpjegon më tej policia,
duke kundërshtuar rekomandimet
e Avokatit të Popullit.
Më tej, argumentimi i uniformave
blu kalon edhe tek akuzat
për sendet e sekuestruara, ku deklarohet
se në të gjitha rastet, këto
objekte ruhen në cilësinë e provës
materiale, në magazina dhe depo
të veçanta provash. Gjithashtu,
policia shprehet se ambientet dhe
kushtet ku mbahen të ndaluar apo
të arrestuar, janë përmirësuar në
mënyrë të vazhdueshme, duke
përmbushur parametrat dhe standardet
e parashikuara nga ligji. Në
një tjetër pikë, policia sqaron se të
gjithë të miturit e ndaluar apo arrestuar,
trajtohen në ambientet e
Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Më tej, nga Policia e Tiranës,
në mënyrë të vazhdueshme, ësh-
Plagoset në studion e radios pronari 21-vjeçar
FIER/ Katër persona hyjnë në ambientet private dhe dhunojnë Keidi Velçanin Fier
Plagoset me armë
zjarri 14-vjeçari
Një 14-vjeçar nga periferia
e qytetit të Fierit
është plagosur dje
me një pistoletë. I lënduari
gjendet ende në spitalin e Fierit,
ndërsa policia po punon
për të zbardhur rrethanat e ngjarjes,
si edhe gjetjen e autorëve
të mundshëm. Sipas
policisë, një nga pistat e
hetimit është edhe ajo e vetëplagosjes,
megjithatë i dëmtuari
nuk e ka pranuar këtë. Burimet
zyrtare të policisë bëjnë
të ditur se paraditen e së
mërkurës, në spitalin rajonal
të Fierit ka shkuar i plagosur
Fatjon Hajdari, 14 vjeç. Në spital
mësohet se ai është sjellë
nga prindërit dhe të afërmit e
tij. Mjekët e spitalit të Fierit tregojnë
se plumbi e ka prekur 14-
vjeçarin në këmbën e majtë, në
afërsi të kërcirit, duke i dëmtuar
një pjesë të kockës, ndërkohë
që mësohet se ka humbur
një sasi të madhe gjaku.
Ma. Tr.
të punuar me dispozitat dhe
përgjithësime, që kanë të bëjnë
me respektimin e të drejtave dhe
lirive të personave të shoqëruar,
ndaluar apo arrestuar, për aq kohë
sa ata trajtohen dhe sigurohen në
ambientet e policisë.
Po ashtu, policia detajon se ka
një regjim kontrolli mjekësor të
përditshëm, ku të gjitha rastet e
vizitave mjekësore evidentohen në
regjistra të veçantë të protokolluar,
të cilët administrohen nga zyra e
informacionit. Ndërkohë, të gjithë
të miturit e shoqëruar, ndaluar apo
arrestuar, asistohen në mënyrë të
përditshme nga psikologia dhe
mjeku i policisë. Madje, gjatë vitit
2009, nga Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë nuk është konstatuar
asnjë rast i shkeljes së dispozitave
procedurale, nga oficerët e
shërbimeve të policisë gjyqësore
që kanë trajtuar (hetuar) vepra penale,
ku të miturit kanë qenë subjekte
apo objekte të veprave penale.
Po kështu, në asnjë rast, aktet
procedurale të përgatitura nga
shërbimet e policisë gjyqësore nuk
janë konsideruar si të pavlefshme
në asnjë fazë të hetimit apo
gjykimit të veprave penale me
subjekt të miturit.
Sipas policisë, konkluzionet e
Avokatit të Popullit, pa iu nënshtruar
më parë analizave të përbashkëta
dhe ballafaqimit të
provave e fakteve, nuk i shërbejnë
përmirësimit të punës së policisë
në trajtimin ligjor të të miturve, por
diskriminojnë punën dhe përpjekjet
e policisë së kryeqytetit për
arritjen e standardeve të larta ligjore
dhe profesionale për respektimin
e të drejtave dhe lirive
themelore të shtetasve. Policia tha
se bashkëpunimi reciprok me
zyrën e Avokatit të Popullit, rekomandimet
dhe sugjerimet e tyre,
do të shërbejnë gjithmonë për të
përmirësuar dhe reflektuar gjatë
zbatimit të përgjegjësive ligjore,
në interes të respektimit të të
drejtave dhe lirive themelore të
njeriut nga të gjitha strukturat e
Drejtorisë së Policisë të Tiranës.

Avokati i Popullit: Abuzimet,
kemi njoftuar prokurorinë

Zyra e Avokatit të Popullit ka njoftuar Presidentin
e Republikës dhe Prokurorinë e
Përgjithshme për abuzimet e kryera nga
punonjësit e Policisë së Shtetit në shoqërimin
e të miturve. Burime nga zyra e Dobjanit deklarojnë
se një raport i plotë i është dërguar
akuzës qendrore, e cila ka si qëllim nisjen
apo jo të hetimeve. "Të gjitha të dhënat i kemi
dërguar në prokurori dhe presidencë. Janë
këto institucione që mund të influencojnë që
situata të përmirësohet. Presim përgjigje pozitive
nga këto dy dikastere për zgjidhjen e problemeve",
thanë burimet nga Avokati i Popullit.
Duket se ky institucion nuk ka nxituar të
reagojë pas dushit të ftohtë të dhënë prej
policisë, menjëherë pas nxjerrjes së raportit
për shoqërimin e të miturve në rajonet e policisë.
Raporti i Dobjanit publikonte se policia
ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike që
kishte si synim, ndëshkimin e të miturit për
aktet e kryera. Sipas Dobjanit, ambientet dhe
kushtet ku mbaheshin të ndaluarit apo të arrestuarit
ishin në kushte të rënda.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›