E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrimi me BE-në, më shumë fonde për Shqipërinë



Realizimi i reformave dhe afrimi gjithnjë e më shumë i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të bëjë të mundur që vendi të përfitojë më shumë ndihma financiare nga vendet e unionit. Zv.kryeministri Genc Pollo deklaroi dje pasdite në punimet e seminarit “Instrumenti i Para - Aderimit ne Bashkimin Evropian dhe Kooperacioni për Zhvillim mes Shqipërisë dhe Italisë”, se BE-ja dhe veçanërisht Italia mbeten mbështetës të Shqipërisë. “Procesi i integrimit evropian i ka sjellë rajonit një perspektivë të re bashkëpunimi të gjithanshëm, zhvillim politik dhe ekonomik si dhe ka nxitur vendet tona për të thelluar reformat e domosdoshme”, -tha Pollo. Ai tha më tej se në dy dekadat e fundit Komisioni Evropian është donatori më i madh multilateral për Shqipërinë dhe Italia donatori bilateral më i madh për vendin tonë ku që nga viti 1991, ndihma financiare kap shifrën e 650 milionë eurove. Duke folur për bashkëpunimin me Italinë, Pollo tha se ky vend vazhdon të jetë partneri kryesor i vendit tonë dhe më i rëndësishmi në fushën e shkëmbimeve tregtare, duke zënë në dy dekadat e fundit rreth 35 për qind të gjithë volumit të tregtisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›