E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja e Shkodrës, thirrje qytetarëve për kartat



Dega e Partisë Demokratike e qarkut Shkodër u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë sa më parë për të aplikuar për kartat e identitetit. Kjo degë ka ngritur edhe shtabin elektoral për një fushate sa më cilësore për të fituar me rezultat të thellë në zgjedhjet e 28 qershorit. Zëdhënësja e degës së Partisë Demokratike të Shkodrës, Senada Reçi, tha se ky shtab tashmë ka miratuar detajet e fushatës si dhe ka miratuar një program të plotë. Ajo tha se pika kryesore e punës së shtabit është nxitja e qytetarëve të këtij qarku pa pasaporta që të shkojnë sa më parë në qendrat e aplikimit dhe të pajisen me dokumentin elektronik. “Vetëm kështu i kemi dhuruar Shkodrës progresin dhe vazhdimin e përpjekjeve madhore për të. PD-ja shpreh besimin se procesi zgjedhor në Shkodër do të përmbushë të gjitha standardet e Kodit Zgjedhor”, - tha zëdhënësja e PD-së Shkodër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›