Afrimin e zgjedhjeve. Nis numërimi i votave

12/02/2005 Për zhvillimin e zgjedhjeve në muajin korrik janë deklaruar pro vetëm 71 vota
69 deputetë janë për zgjedhjet në fund të muajit qershor
Tashmë në parlamentin shqiptar ka nisur numërimi i votave për deputetët që janë pro zhvillimit të votimeve në datën 26 qershor dhe të atyre që janë për datën 4 korrik. Deri më tani vetëm Partia Socialiste, Agrarët dhe aleancisti Neritan Ceka kanë shprehur mendimin se votimet duhet të jenë në fillim të korrikut. Së fundi dhe deputetët e PBDNJ-së janë shprehur se e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të standardeve ndërkombëtare, pasi data e zgjedhjeve është pika më e fundit. "Ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa kjo", tha dje Vangjel Dule. Ndërsa socialidemokratët dhe deputetët e LSI janë të një mendimi me partitë e opozitës, që zgjedhjet të jenë në fund të muajit qershor. Sipas tyre, kjo do t'i krijojë të gjitha mundësitë shqiptarëve për të votuar, pasi në muajt korrik dhe gusht njerëzit janë me pushime. Megjithatë, deri më tani, duket se palët janë ndarë në mes, pasi 67 deputetët e PS-së janë bashkuar vetëm 3 deputetët e PAA-së dhe 1 i PAD-së.
Qershori
32 deputetët e PD, 3 republikanët, 2 liberaldemokratët, 7 deputetët e Grupit reformator, 8 të LZHK-së, 9 të LSI-së, 3 të PSD-së, 3 të PBDNJ-së dhe Milo kanë dhënë mendimin e tyre se zgjedhjet duhet të jenë në muajin qershor. Megjithatë, do të jetë nisma e ndërmarrë nga 40 deputetë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që do të japë provën më të fundit për mbështetjen që kanë socialistët në parlament. Pas dështimit të bisedimeve mes PS-së dhe aleatëve për përbërjen e qeverisë, votat në Kuvend janë ende të pastabilizuara. Ndërsa duket se do të jetë kreu i shtetit, që do të sjellë ndryshimet mes forcave politike. Moisiu u ka bërë thirrje partive politike që të ndryshojnë kodin zgjedhor, për sa i përket datës së zgjedhjeve, pasi deri tani është përcaktuar se data e votimeve mund të jetë 3 korriku. Sipas tij, në rast se pika e referencës për nisjen e mandatit të deputetit do të jetë vendimi i KQZ-së pra 4 gushti, atëherë zgjedhjet mund të zhvillohen në qershor. Pasi Kushtetua thekson se zgjedhjet janë minimalisht 60 ditë para datës së përfundimit të mandatit të deputetëve.
Korriku
Socialistët kanë theksuar disa herë se në Kushtetutë është përcaktuar qartë se kur do të jenë zgjedhjet. Madje, në takimet me kreun e shtetit, është kërkuar që data e votimeve të jetë 3 korriku. 67 votat e PS-së mbështeten nga 3 të PAA-së dhe Neritan Ceka. Këto janë të mjaftueshme për të rrrëzuar një kërkesë për afrimin e datës së zgjedhjeve. Megjithatë, PS tashmë do të jetë nën vullnetin e aleatëve, PAA dhe PAD.
PSD
Socialdemokratët kanë kërkuar në takimin e dy ditëve më parë, me Presidentin e Republikës, që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 26 qershor. Sipas tyre, ky do të ishte afati më i pranueshëm nga palët dhe do t'i shërbente më së miri dhe votuesve shqiptarë.
Nga kjo
PBDNJ
Vangjel Dule është shprehur dje se çështja e datës së zgjedhjeve është e fundit që duhet të shqetësojë forcat politike. Sipas tij, data e votimeve është një gjë e thjeshtë, por ka një sërë pikash që kërkojnë vëmendjen e deputetëve dhe të partive.
PS
Socialistët kanë kërkuar, në takimin me Presidentin e Republikës, që data e zgjedhjeve të mos afrohet, por të vijohet sipas përcaktimeve të bëra në Kushtetutën e Shqipërisë. Burimet thanë se Gramoz Ruçi është shprehur se për këtë pikë nuk ka pse të bëhen ndryshime
PD
Deputetët e opozitës, në qëndrimet e fundit, janë shprehur se data e zgjedhjeve duhet të afrohet në fillim të muajit qershor, ose në fund të tij. Sipas tyre, kjo është periudha më e mirë për të thirrur shqiptarët drejt kutive të votimit për të zgjedhur deputetët