Biznesi, si të marrësh kredi jashtë bankave

12/02/2005 Shtatë institucione mikrofinanciare bëjnë punën e bankave, duke u dhënë kredi bizneseve të vogla
Të kesh një ide të mirë për biznes, nuk është gjithçka. Për të vënë në jetë idenë duhen para dhe, kur nuk i ke mundësitë finanicare, të mbetet t’i drejtohesh bankave ose të marrësh borxh. Por kur shkon në derën e bankave, të cilat kërkojnë shumë kredenciale, garanci dhe një jetëgjatësi të aktivitetit që të besojë tek ti, atëherë puna e financimit bëhet e vështirë. Por, tashmë bizneset e vogla e të mesme kanë mësuar dhe një tjetër rrugë për të gjetur para për aktivitetin e tyre. Institucionet mikrofinanciare që punësojnë me fonde të organizmave të mëdha dhe kanë në bazë të ekzistencës së tyre ndihmën financiare të biznesit të vogël e të mesëm, janë dyert, ku biznesmenët mund të marrin kredi dhe pa shkuar në bankë. Shtatë institucionet mikrofinanciare që operojnë në të gjithë vendin, tashmë kanë portofolin e tyre bankar. Pothuajse të gjitha janë të mbuluara nga organizma të mëdhej dhe të fuqishëm që mbulojnë portofolin e tyre dhe u akreditojnë financime, me qëllimin e vetëm, financimin dhe nxjerrjen nga periudha e krizës bizneset të vogla e të mesme. Ndërsa bankat preferojnë të japin kredi me interes të majmë te bizneset e mëdha, të cilat kanë aktivitete të sigurta mikrofinancues, janë të fokusuar te bizneset e vogla, madje dhe tek ato biznese që sapo kanë filluar jetën e tyre. Ajo që e bën dhe më pozitive prezencën e tyre, është fakti se një pjesë e mirë e tyre janë të shtrira në zonat rurale e operojnë madjë dhe në zonat malore, duke qenë një ndihmë e madhe për bizneset e vogla në agrikulturë. Mund të thuhet se sektori bankar mbulon shumë pak me kredi zonat rurale, duke iu lënë kështu fushë të lirë veprimi këtyre institucioneve mikrofinancuese. Një prej fondacioneve të para të hapura në Shqipëri, me qëllimin e financimit të biznesit të vogël e të mesëm, tashmë ka një kurrikulum të gjatë me emrat e bizneseve të financuara. “Fondacioni BESA krediton edhe biznese që sapo kanë filluar, të cilat pjesërisht janë të paregjistruara në organet tatimore”, thotë në lidhje me këtë çështje, Altin Muça, përfaqësues i Fondacionit “Besa”. Ideja qëndron në faktin se, një pjesë e mirë e këtyre bizneseve aplikojnë në mënyrë të përsëritur për kredi në shuma më të mëdha. Në këto raste, ne kërkojmë prej tyre licensën e ushtrimit të aktivitetit, duke ndikuar në njëfarë mënyre në legalizimin e tyre. “Deri në fund të vitit 2004, fondacioni ‘BESA’ ka dhënë rreth 21.000 kredi, në një shumë prej 87 milionë dollarë”, thotë Altin Muça. Kështu duket se interesi është i dyanshëm dhe në fund mbetën të kënaqur të tri palët, fondacioni që ka kryer punën, biznesi që ka marrë kredinë dhe tatimorët që kanë mundur të regjistrojnë dhe një subjekt të ri. Duke iu referuar interesit vjetor të kredive që japin këto institucione, mund të thuhet se ato lëvizin nga 18 deri në 24 për qind në vit. Huamarrësit kanë kohë 2 deri në 4 vjet të shlyejnë kredinë e tyre të vogël, që mund të fillojë nga 1 milion lekë deri në 10 milionë lekë. Ajo që e bën më të lehtë punën për biznesin, është fakti se këto institucione duhet të provojnë se biznesi i tyre ka shanse për të jetuar dhe jo të mendojnë për kolaterale të forta ose dokumente pa fund, që të përfitojnë kredinë.
Kush janë shtatë institucionet
Fondi i Financimit Rural i lidhur me ADF
Fondacioni i Financimit të Zonave Malore, i lidhur me IFAD
Fondacioni “Besa”, i lidhur me Bankën Botërore
Partneri Shqiptar për Mikro–Kredi, i lidhur me USAID
Për një fondacion në të ardhmen, i lidhur me NOVIB Holandë
Kreditimi i biznesit të vogël, i lidhur me USAID
“Jehona”, i lidhur me DSCAMF dhe Federata e Unionit Irlandez
Kredia nga institucionet
Të marrësh një kredi nga institucionet mikrofinancuese, që nuk kanë licensë bankare, duhet të jesh biznes i vogël ose i mesëm. Disa institucione marrin parasysh faktin se, bizneset e vogla të krijuara, nuk kanë akoma licensë ose janë të paregjistruara. Një nga kushtet për të përfituar kredinë, është që planbiznesi të jetë i detajuar dhe ideja e biznesit të jetë premtuese. Përfaqësuesit e institucioneve mikrofinancuese, vëzhgojnë nga afër biznesin për të parë ecurinë e tij dhe sa është e vlefshme dhënia e kredisë. Pasi e shqyrton mirë biznesin, jo vetëm që i jep kredinë, por dhe e monitoron gjatë gjithë kohës. Zakonisht institucionet nuk kanë kritere të prera, për sa i takon kolateralit që duhet të ketë biznesi dhe kanë interesa në nivele mesatare.
Kredia nga bankat
Për të marrë kredi në bankë, një biznes i vogël duhet të jetë i licensuar dhe të ketë të gjitha dokumentet fiskale dhe tatimore të nevojshme. Jo vetëm kaq, por garancia që kërkon banka nga bizneset është rreth 100 për qind e vlerës së kredisë, duke mbajtur peng ose duke kërkuar hipoteka në rastin kur kredia ka vlerë të lartë. Oficerët e bankave të nivelit të dytë, kontrollojnë imtësisht jo vetëm të dhënat e aktivitetit, por dhe të pengut ose të hipotekës, që biznesi ka dhënë për të marrë kredi. Kështu duhet që hipoteka të jetë e regjistruar dhe të ketë vlerë, dhe për këtë banka bën kontrollet e veta. Jo vetëm kaq, por biznesi që kërkon të kreditohet duhet të demonstrojë me fakte që ka mundësi të shlyej kredinë dhe të vazhdojë të përballojë shpenzimet mujore.
Kushtet e kredisë nga fondacioni “Besa”
Interesi 2% në muaj për tepricë principali në varësi të shumës së kredisë
Shuma e kredisë për klientët që aplikojnë për herë të parë deri në 1.000.000 lekë
Shuma e kredisë për klientët e përsëritur deri në 3.000.000 lekë
Afati i kredisë është deri në 5 vjet
Kohëzgjatja maksimale për të marrë kredinë, 10 ditë
Taksë aplikimi dhe fond garancie për të mbyllur kredinë e klientit në raste fatkeqësish 1% për çdo vit
Kthimet janë mujore
Kur kredia përdoret për investime, klienti duhet të financojë të paktën 1/3 e shumës së investimit
Kushtet e kredisë nga bankat e nivelit të dytë
Shuma e kredisë fillon me 1 mijë euro deri në 10 mijë
Interesi vjetor 18 – 20 për qind
Afati i kthimit varion 2 - 5 vjet
Kohëzgjatja për të marrë kredinë 1 - 2 javë
Pagesa e kredisë është mujore
Kolaterali, hipotekën e një pasurie të patundshme ose pengun e një aktiviteti tjetër