E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen lehtësirat për minatorët

12/02/2005  Qeveria rrit masën e trajnimit të veçantë për punonjësit e nëntokës

Qeveria miratoi dje projektligjin ”Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”. Qëllimi i projektligjit është indeksimi, ose rritja e masës së trajtimit të veçantë të minatorëve, si dhe njohjen periudhe sigurimi për efekt pensioni. Ndryshimet parashikojnë që përfitimet e caktuara, sipas këtij ligji, do të rriten ose indeksohen sa herë dhe në atë masë që rriten ose indeksohen pensionet e pleqërisë nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror. Ndërkohë, periudhë sigurimi për efekt pensioni do të njihet e gjithë periudha e pagesës me trajtim të veçantë, duke filluar nga data 16.12.2000, data e hyrjes në fuqi të ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, e në vazhdim. Efekti financiar për indeksimin llogaritet në 22 milionë lekë dhe është parashikuar në buxhetin e vitit 2005 për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ndërsa lidhur me njohjen e periudhës së trajtimit të veçantë si periudhë sigurimi, kontributi që duhet të paguajë shteti llogaritet në masën 80 milionë lekë. Ky kontribut do të përballohet me fondet që lirohen nga pakësimi me 490 persona i numrit të përfituesve të trajtimit të veçantë, të cilët dalin në pension pleqërie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›