E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo: "Zgjedhjet në korrik, atentat ndaj pocesit"

12/02/2005  Kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, ka dalë dje kundër zhvillimi të zgjedhjeve më 3 korrik. Pollo ka thënë, gjatë një takimi me degën e PDR-së në qytetin e Vlorës, se zhvillimi i zgjedhjeve në këtë datë është atentat ndaj pjesëmarrjes së votuesve në këtë proces. Kreu i PDR-së ka kërkuar që të ndërmerren nismat e duhura ligjore, me qëllim afrimin e zgjdhjeve në qershor dhe jo në korrik, kur shumë votues nisin pushimet. Lidhur me këtë çështje, kryetari i Grupit parlamentar të reformatorëve, Nard Ndoka, ka paraqitur në parlament një amendament, me anë të të cilit kërkohet afrimi i zgjedhjeve për në muajin qershor. Reformatorët janë të mendimit se zgjedhjet mund të zhvillohen dy muaj përpara datës 15 gusht, e cila përkon me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ-ja në vitin 2001. Amendamentet e propozuara nga Ndoka për afrimin e datës së zgjedhjeve janë firmosur nga 40 deputetë, dhe pritet që së shpejti të kalojnë në Kryesinë e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›