Ramsfeld dekoron dy komando shqiptarë në Irak
12/02/2005 Sekretari amerikan i Mbrojtjes përgëzon për garantimin e zgjedhjeve
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka dekoruar dje dy komando shqiptarë që janë me shërbim në Irak. Në urimin e tij, Ramsfeld ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të koalicionit si dhe të kontributit që kanë dhënë forcat ushtarake shqiptare. Dje, në orën 05 00- 07 00 [ora lokale në Irak] baza ushtarake 'Mosul Air Field', ku ndodhet dhe kontigjenti shqiptar, u vizitua nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, zoti Donald Ramsfeld. Vizita e Sekretarit Ramsfeld u zhvillua me rastin e përfundimit me sukses të zgjedhjeve në Irak dhe kontributit që dhanë forcat e koalicionit në mbarëvajtjen e tyre. Gjatë qëndrimit në bazë, ai vizitoi edhe trupat shqiptare, të cilat i përgëzoi për punën shumë të mirë dhe shprehu konsideratat e tij më të larta për kontributin në përbërje të forcave të koalicionit, veçanërisht gjatë zgjedhjeve në Irak. Gjatë një ceremonie të shkurtër, Sekretari Ramsfeld dekoroi disa ushtarakë amerikanë, pjesëtarë të gardës irakene dhe dy ushtarakë të kontigjentit tonë.