Të mbështetet varianti i propozuar nga OSBE-ja
12/02/2005 Moisiu optimist për arritjen e konsensusit për hartën zgjedhore
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka thënë dje se mënyra më e mirë për të dalë nga kolapsi politik, i shkaktuar nga bllokimi i Hartës Elektorale, është pranimi i variantit të propozuar nga OSBE-ja për këtë çështje. Kreu i shtetit është shprehur optimist për arritjen e konsensusit mes dy partive, ndërkohë që deri në skadimin e afatit të parashikuar në rekomandimet e KE-së për miratimin e ndarjes zonale kanë mbetur vetëm pak ditë. "I kam ndjekur negociatat nga larg, jo nga afër, por kam qenë shumë i interesuar. Unë besoj dhe shpresoj se do të arrihet konsensusi, sepse kjo është në interes të vendit. Ndarja zonale është një çështje që duhet të zgjidhet brenda rregullave që ka e gjithë bota, dhe jam i mendimit se duhet të përkrahet varianti i OSBE-së për zgjidhjen e kësaj situate", tha Presidenti Moisiu. Deri më tani, institucioni i Presidencës nuk është deklaruar për ndarjen e re zonale, bllokimi i së cilës ka pezulluar dhe punën e KQZ për ndërtimin e infrastrukturës zgjedhore. Deklaratat e Presidentit vijnë vetëm një ditë pas apelit të BE-së për zgjedhjet. Ndërkohë, në favor të një konsensusi mes forcave politike u pozicionua dy ditë më parë që nga Brukseli edhe Kryeministri Nano. Ai u shpreh se mazhoranca socialiste e ka vullnetin politik për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për zgjidhjen e këtij problemi. Nga ana tjetër, në favor të miratimit të variantit të propozuar nga OSBE-ja, është deklaruar dhe opozita. Lideri demokrat Berisha deklaroi se PD-ja nuk do të paraqesë asnjë variant për ndarjen zgjedhore, por do të mbështesë vetëm variantin e paraqitur nga OSBE-ja.