Agasi-Graf, "të parët" edhe jashtë fushës
Karriera e saj si profesioniste në tenis ka përfunduar që nga viti 1999, por fama do ta ndjekë pas ende për shumë kohë. Akoma sot, kur luan për qejf, luan për ta pasur zili, megjithëse tani duket se është më shumë e dhënë pas skive. Njëlloj si ajo, bashkëshorti Andre Agassi, një tjetër emër i madh i tenisit, që vendosi të lërë "raketat" në 2006-ën, preferon sportet në borë. "Nuk luajmë shpesh tenis, ndonjëherë për qejf ose për të larguar stresin", tregon Stefi. Si Graf ashtu dhe Agasi, që kanë fituar pothuajse çdo titull në tenis, tanimë duket se janë të angazhuar tërësisht në sfidat e tyre të përditshme si prindër, bashkëshortë dhe biznesmenë të mirë. Në vitin 1988, Graf, një teniste e lindur në Gjermani fitoi katër Grand Slams dhe një medalje të artë në Olimpiadën e Seulit. Gjatë të njëjtës kohë, Agasi, një amerikan rebel, me flokë të gjatë dhe vath në veshë, ishte i martuar me aktoren e famshme, Brooke Shields. "Nuk kishte asnjë lidhje mes nesh në atë kohë", tregon Graf. Prej kohësh, Agasi e ka admiruar në heshtje karakterin dhe qëndrueshmërinë e tenistes gjermane. Pasi martesa e tij me Shileds mbaroi, djaloshi amerikan gjeti kurajën t‘i kërkonte Grafit për të dalë me të. "E dëgjova teksa fliste me trajnerin tim dhe e pyeta pse kërkon të dalë më mua", thotë Graf, duke qeshur. Brenda dy vjetësh, "princi" dhe "princesha" e tenisit vendosën të martoheshin. Pas kësaj, Stef që kishte fituar 22 "Grand Sleme" vendosi t‘i kushtohej tërësisht familjes. "I thashë të mos tërhiqej, por të vazhdonte të luante sërish për t‘u rikthyer numri një në botë, ndërsa ajo tundi kokën sikur donte të më thoshte një ditë do më kuptosh", tregon Agasi. Dhe është e vërtetë tani, më shumë se kurrë ai e kupton vendimin e saj. Shtatë vjet pas saj, Agasi do të merrte të njëjtin vendim: të tërhiqej nga sporti. Aktualisht, çifti e kalon kohën e lirë mes punës së tyre me shoqatat e bamirësisë dhe përkujdesjes për fëmijët, Jaden dhe Jaz. "Ta kesh më shumë kohë në shtëpi, Agasin është një kënaqësi e madhe", vazhdon të tregojë Stef. Nga ana tjetër, Agasi shton se sekreti i suksesit të tyre jashtë fushës së tenisit ka qenë fati. "Shpesh është më e rëndësishme të jesh me fat sesa i mirë. Ne jemi vërtet me fat. Stefi gjithmonë ka qenë një grua me pak fjalë dhe punë shumë. Dhe kjo më ka bërë gjithmonë të ndihem krenare, madje dhe më ka frymëzuar". Gjatë kohës, kur ishte numri një në botë, Graf është njohur nga të gjithë si atletja më e rezervuar me mediat. "Nuk ndihem mirë përpara kamerave, por kjo është një nga gjërat ku Agasi më ka ndihmuar më shumë", thotë Graf. Sot, kur kanë kaluar thuajse dy vjet pas largimit nga sporti, ikona e tenisit, Andre Agasi, po përballet me sfida të reja si baba dhe biznesmen dhe pranon se është akoma i dashuruar me tenisin. "Të qenit baba është njëlloj si të kesh festën e Krishtlindjeve çdo ditë", tregon. Po nostalgjia? "Nuk më duket më vetja si lojtar tenisi. Kur nxjerr raketat për të luajtur ndonjë ndeshje për bamirësi apo për të dhënë ndonjë leksion, i shoh dhe them me vete, uuu këto kam përdorur për kaq kohë në jetën time, si mënyrë për të jetuar", tregon. Megjithatë, akoma vazhdon të shohë me admirim ndeshjet e forta të turneve të tenisit. Zakonisht, nuk shohim shumë televizion në shtëpi, por gjatë turneve të rëndësishme si "Australia Open", nuk e lëviz për asnjë çast". Kur kanë kohë, Stefi dhe Andre nuk lënë asnjëherë pas dore aktivitetet në fushën e bamirësisë. Andre, kujdeset për "College Preparatory Academy", shkollën që ka themeluar në Las Vegas për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa Stefi drejton fondacionin për fëmijët e gjymtuar nga lufta.
Agassi-Graf, çifti perfekt
Kur pak muaj më parë tabloidi britanik "Times", bëri listën me 50 historitë më të bukura të dashurisë, të lindura në botën e sportit, në vendin e parë për historinë e "love-story"-t më të këndshëm, u rendit çifti Agassi-Graf. Të dy tenistët, ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, janë njohur në vitin 1999, gjatë turneut "Roland Garros" dhe u martuan në vitin 2001, në një ceremoni private në Las Vegas. Vetëm 5 ditë pas martesës erdhi në jetë fëmija i tyre i parë. Çifti tani ka dy fëmijë, Gil dhe Jaz dhe po sipas "Times", është edhe një nga më të pasurit në fushën e sportit.
Jaden dhe Jaz, kampion tenisi?
Dy kampionët e tenisit tani kanë dy fëmijë, djalin Jaden, 6 vjeç, dhe vajzën, Jaz Elle, 4 dhe jetojnë në Las Vegas, afër familjes së Andre-së dhe asaj të Stefit që tashmë edhe zhvendosur përfundimisht aty. "Pasdite na pëlqen ndonjëherë të luajmë me fëmijët, por fatkeqësisht, nuk mund të vendosin ne për të ardhmen e tyre. Jan që më ngjan më shumë mua, lëviz në fushë si Stefi ndërsa djali, Jaden që i ngjan më shumë Stefit luan si unë. Janë shumë të vegjël akoma. Për ta tenisi tani është thjesht një argëtim, një lojë fëmijësh", tregon kampioni amerikan.
Biznesi
Duket se gjithçka po u ecën mbarë, edhe në fushën e biznesit. Së shpejti, ata do të jenë pronarë të një fshati turistik, që do të ndërtohet në plazhet e Kosta Rikës. Rezidenca turistike superluksoze, që mendohet se do të përfundojë në vitin 2010, do të kushtojë rreth 580 milionë euro (çifti do të jetë bashkëpronar me "American Internet provider") dhe do të ndërtohet në brigjet e Oqeanit Paqësor. Çifti është themelues i "Agassi Graf Development LLC". Akti i parë ishte ai i përfundimit të një marrëveshjeje për një projekt të drejtimit të një hoteli dhe rezidence luksi në "Fairmont Tamarack Resort" në Idaho. Shitjet e kompleksit, "Belvedere Ridge", nisën në 2007-ën dhe vazhdojnë akoma. Kompleksi përbëhet nga 300 njësi me pamje në malet Tamarack dhe ku 50 rezidenca private kishin hyrje të personalizuar në pistat e skive. Çifti i ish-tenistëve ishte i përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e në dizajnin e të gjitha aktiviteteve sportive dhe të kohës së lirë që ka projekti në kantier.
Aktualisht, të dy tenistët, përveçse të dhënë pas familjes, janë edhe "modelët" e shumë reklamave të firmave publicitare.
Karriera dhe fama
Andre lindi dhe u rrit në SHBA, vendi i nënës së tij, ndërsa i ati ishte me origjinë armene, por ishte transferuar në Las Vegas, pasi kishte marrë pjesë bë Olimpiadën e vitit 1948 dhe 1952 si boksier, për të mbrojtur ngjyrat e vendit të tij. Vetëm pasi mori nënshtetësinë amerikane Emmanuel "Mike" Agassian vendosi ta ndërrojë mbiemrin në Agassi. Mike Agassi ishte një fans i madh i tenisit dhe ëndërronte për fëmijët e tij një të ardhme prej kampionësh. Provoi që secilit prej tyre t‘i fuste në gjak dashurinë për tenisin, por këtë gjë arriti ta mishëronte vetëm djali më i vogël, Andrea, që e mori për herë të parë raketën në dorë në moshën 2-vjeçare. Që i vogël dukej hapur se ishte i prirur për t‘u bërë një kampion i madh. Pasi u ushtrua disi me lojtarë të shkëlqyer si Ilie Nastase dhe Jimmy Connors, 14 vjeç Andre, u largua nga Las Vegas për në Florida, në akademinë e famshme të Nick Bollettieri, trajneri i madh i kampionëve të tillë si Boris Becker, Monica Seles dhe Jennifer Capriati. Nisi karrierën si profesionist në vitin 1986 dhe pas 43 turnesh në dhjetor të vitit 1988, kishte mbledhur më shumë se 1 milion dollarë, gjë që nuk kishte arritur ta bënte askush para tij brenda një kohe kaq të shkurtër), fryt i pjesëmarrjes së tij në dy gjysmëfinale të rëndësishme si Roland Garros dhe US Open. Brenda pak muajve ngjitet ndjeshëm në klasifikimin botëror, duke u renditur që në moshë të re mes dhjetë më të mirëve. Ky do të ishte edhe fillimi i karrierës së tij të lavdishme. I quajtur ndryshe "Kid of Las Vegas", Andre Agassi u konsiderua si një nga lojtarët me talent të rrallë dhe vlera të jashtëzakonshme. Pas një karriere të madhe me tetë tituj "Grand Slam" dhe një medalje të fituar në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta, Agasi është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në historinë e tenisit. Së bashku me Pit Samoras, kanë realizuar ndeshjet më të bukura të tenisit në të gjitha kohërat. I jashtëzakonshëm për shkak të cilësive të tij si: kthimi i topit, shërbimet, shpejtësia, fantazia, agresiviteti, shpirti luftarak, Agassi vendosi të largohej përfundimisht më 5 shtator të vitit 2006. Një lajm i hidhur për të gjithë ata që adhuronin tenisin, e sidomos një ndër më të mirët e 20 viteve të fundit. Kid of Las Vegas ishte i preferuari i bashkëkombësit të tij për mirësjelljen dhe emocionet që transmetonte në fushë. Lamtumira ndodhi përballë një grumbulli të madh njerëzish në "Flushing Meadows", ndërsa mbi shpatulla mbante 8 "Grand Slam" dhe më shumë se 60 fitore, duke fituar njëkohësisht më shumë se 31 milionë dollarë nga çmimet dhe 150 milionë nga sponsorët e ndryshëm.
Stefi Garf
Kampionia e lindur në Gjermani, do ta niste karrierën po aq herët sa bashkëshorti i saj i ardhshëm, në moshën 3 vjeçe. E vetmja femër prezente në renditjen e më të mirëve ajo është edhe tenistja gjermane me 22 "Grand Slam" të fituar, e pathyeshme në fund të viteve 1980 dhe në fillim të 1990-ës. Për një kohë të gjatë, numri një në klasifikimin botëror dhe një nga tri atletet e vetme që ka fituar "Grand Slam" (katër turnetë në të njëjtin vit) dhe vetmja që arriti të fitojë një "Golden Grand Slam". Në vitit 1988 fitoi katër turnetë e "Slam"-it dhe medaljen e artë në Olimpiadën e Seulit.
Atlete e kompletuar, e shpejtë, goditja më e fortë. Profesioniste që në moshën 13 vjeç në vitin 1982, duke nisur që nga 1985 nisi të ngjiste me shpejtësi shkallët e klasifikimit botëror.
Në 1986, pasi kishte mundur tenistet Martina Navratilova dhe Chris Evert, u bë e treta në botë. 1987-a ishte akoma më i pasur me suksese. Në atë vit, tenistja gjermane arriti majat e renditjes botërore. Fitoret nuk kishin të sosur, ndërsa shumë mendonin se Stefi ishte një gjeni, që nuk mundej ta mundte askush. Tenistja gjermane fitoi dy herë në Australi, 4 herë në Francë, 5 herë në Uibëlldon, ndërsa më pas medaljen e artë në Olimpiadën e Seulit në vitin 1988 dhe atë të argjendtë në Barcelonë në 1992, duke humbur në finale me amerikanen Jennifer Capriati. Më 1995-ën i ati, njëkohësisht edhe menaxheri i Steffi Graf u arrestua dhe dënua me burg për evazion fiskal dhe mashtrim në dëm të shtetit. Megjithatë, ky fakt nuk influencoi në karrierën e saj, që vazhdonte të shkëlqente në universin e tenisit femëror deri në fund të vitit 1996, duke fituar si në 1995 dhe në 1996, 3 nga katër turnetë e "Grand Slam"-it. E rikthyer në fushë në vitin 1988 pas një ndërhyrjeje në gju, që e kishte mbajtur jashtë fushës për thuajse 2 vjet, Steffi Graf u ngjit sërish në krye të më të mirave, duke mundur të gjitha atletet më të mira në botë, duke fituar turneun e Rolland Garrosit, pas 12 vjetësh nga fitorja e parë, në një finale spektakolare kundër numrit një të saj kohe, Martina Hingis, dhe duke arritur për herë të fundit në finalen e Wimbledon, ku u mund nga Lindsay Davenport. U tërhoq nga sporti në gusht të vitit 1999 dhe aktualisht është shembulli i evoluimit të tenisit për femra në dekadën e fundit. Aktualisht, jeton Las Vegas me dy fëmijët dhe bashkëshortin, një tjetër kampion të madh, Andre Agassi.