E Hënë, 2 Nëntor 2026

Agasi dorëzon mandatin e deputetit

18/04/2005  PS nis emërimin e parlamentarëve në postet diplomatike, pas Agasit priten emrat e tjerë

Dritëro Agolli merr postin e parlamentarit në fund të legjislaturës

Deputeti i PS, Bardhyl Agasi, ka dhënë dorëheqjen nga funksionet politike që ka aktulisht në këtë parti dhe në Kuvend. Arsyeja, është emërimi në mison diplomatik në Danimarkë. Ndërkohë, që vendin e Agasit në parlament do ta zërë ish-deputeti i PS-së, Dritëro Agolli, i cili është tërhequr nga jeta politike e vendit, për shkak të moshës së tij. Agolli do të jetë në këtë funksion deri në fund të legjislaturës, pra deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj vere. Pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PS-së, para katër muaj, Agasi është tërhequr dhe nga kandidimi i tij si deputet i kësaj partie për zgjedhjet e përgjithshme. Megjithatë, tashmë Bardhyl Agasi do të zëvendësojë ambasadorin shqiptar në Danimarkë, Qemal Minxhozi. Ky i fundit mësohet se do të jetë kandidat për deputet i PS-së në rrethin e Burrelit. Largimi i Agasit nga jeta politike e PS-së duket se do të shoqërohet dhe me largimin e shumë emrave të tjerë të kësaj partie, të cilët aktualisht janë deputetë. Agasi shprehet se, “brenda pak ditëve do të bëhet transferimi në Danimarkë, ku do të jem në një mision diplomatik në atë vend. Kjo punë nuk pranon që unë të kryej dy funksione paralelisht. Pavarësisht se jemi në fund të legjislaturës, unë e kam për si të moralshme dhe etike të jap dorëheqjen nga posti që kam në Kuvendin e Shqipërisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›