E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trajnerët e palicensuar, çështje për Disiplinën

19/04/2005  Edhe se FSHF-ja, nëpërmjet shefit të Sektorit të Garave, kishte paralajmëruar se në javën e fundit nuk duhet të zbriste asnjë nga trajnerët që nuk kanë rinovuar licensat e tyre pranë organit më të lartë të futbollit në vendin tonë, një gjëje të tillë nuk i janë bindur një pjesë e drejtuesve të stolave në të tria kategoritë, Superiore, e Parë dhe e Dytë. Ende nuk dihet e saktë se sa është numri dhe cilët janë emrat e tyre, por lajmi se disa trajnerë të palajmëruar kanë qenë aktivë në pankinat përkatëse është konfirmuar nga FSHF-ja. “Shumë trajnerë nuk i janë bindur urdhërit të FSHF-së - u shpreh dhe shefi i Sektorit të Garave, Hito Hitaj. - Akoma nuk e dimë numrin e saktë të tyre, pasi vazhdojmë të mbledhim relacionet e ndeshjeve. Pasi të kemi emrat e të gjithëve, do t’i drejtohemi Komisionit të Disiplinës, i cili do të vendosë edhe për fatin e tyre”. A. M

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›