E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lojtarët, këta spekullatorë!

19/04/2005  Post-Elbasani vazhdon të mbretërohet nga polemikat. Janë elbasanllinjtë ata, që i kanë mëshuar fort në këto dy ditët e fundit pistës së gjykimit të njëanshëm në ndeshjen e së shtunës, përballë Dinamos, nga gjyqtari A. Likja. Shefi i Sektorit të Garave, Hito Hitaj, u ka kërkuar dje palëve të mos i fryjnë “zjarrit” para kohe. “Më parë duhet të presim atë që do të thotë Komisioni i Disiplinës, pastaj priten reagimet, në kishte apo jo gabim teknik në ndeshjen e ‘Ruzhdi Bizhutës”. Ndërkohë që Hitaj ka lëshuar një “akuzë” në drejtim të lojtarëve, të cilët sipas tij, abuzojnë shumë në raste të tilla. “Eshtë bërë tashmë e zakonshme - tha dje Hitaj - që një pjesë e lojtarëve të skuadrave të kampionatit, justifikojnë paraqitjen jo të mirë të tyre dhe të skuadrës përkatëse, me gjykimin jo të rregullt të një apo një tjetër gjyqtari. Këto lloj formash mund të quhen me plot gojën spekullime e trukime. Unë do t’iu sugjeroja atyre që më mirë të flasin për formën jo të mirë të tyre, të treguar në fushë dhe jo për gjykimin” - ka mbyllur shefi i Sektorit të Garave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›