Panionios “divorc” me Salihin
19/04/2005 Menjëherë pas largimit nga kampionati helen, sulmuesi shkodran është vënë nën “shënjestrën” e disa skuadrave shqiptare. Elbasani në plan të parë
Hamdi Salihi që nga dita e djeshme nuk është më futbollist i skuadrës së Panioniosit, në kampionatin grek. Dje pasdite, ish-sulmuesi i Vllaznisë në kampionatin shqiptar, ku vazhdon të jetë dhe golashënuesi më i mirë me 16 gola, i ka dhënë “lamtumirën” klubit grek dhe është gati të rikthehet në vendin tonë. Sipas një komunikate të bërë të ditur nga skuadra greke, Salihi me mirëkuptimin edhe të skuadrës së tij, Panionios, është lënë i lirë të largohet. Në këtë mënyrë, ka përfunduar shumë shpejt aventura e tij e parë jashtë Shqipërisë. “Lojtarët Hamdi Salihi dhe Ljubomir Mesaros, që nga dita e sotme (djeshme), në mëngjes janë një e kaluar për skuadrën e Panioniosit. Të dy lojtarët kanë ndërprerë me dëshirën e përbashkët me klubin, kontratat e tyre. Klubi i Panioniosit i uron një fat në të ardhmen e tyre”- bëhet e ditur në komunikatën e publikuar në mediat greke, në lidhje me këtë “divorc” të sulmuesit shkodran nga skuadra e tij, Panionios. Futbollisti i ekipit tonë Shpresa, edhe pse ka disa muaj që është larguar drejt kampionatit helen është ende në krye të listës së goleadorëve. Edhe pse nga pala greke nuk është bërë e ditur ndonjë hollësi, në lidhje me arsyet e largimit të Salihit nga Panionios, ato mendohet se janë dy: së pari, ka ardhur si rezultat i pakënaqësisë së tij nga hapësirat e vogla që ai ka pasur në skuadër në lidhje me aktivizimin e tij si titullar dhe së dyti, me sa është mësuar, sulmuesi ka pasur pakënaqësi edhe në anën financiare me klubin helen, që ka menduar t’i ulë rrogën. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që ky largim i Salihit nga Panionios të lidhet edhe me largimin e trajnerit Jorgos Vazakas, fill pas ndeshjes me Iraklis, ku Panionios u mund me rezultatin, 1:2. Ndërkohë, edhe skuadrat shqiptare nuk kanë mbetur duarkryq, por janë hedhur në sulm për të “rrëmbyer” futbollistin e talentuar 21-vjeçar. Hamdi Salihi është shndërruar në një objekt dëshirash për skuadrat më të mira në vend. Në fakt, gara e skuadrave shqiptare për të marrë shërbimin e talentit shkodran ka nisur me “kohë” dhe duket se shpejt do të zbardhet edhe emri i skuadrës së ardhshme të Salihit. Skuadra, e cila për momentin pretendon se është më afër Salihit, është Elbasani. Të paktën siç duket nga deklaratat e drejtuesve të skuadrës portokalli, ajo duket më e favorizuara në garën për të marrë shërbimin e Hamdi Salihit. Por, nga gara nuk përjashtohen as skuadra të tjera të mëdha, si Vllaznia, ajo që e “lindi” dhe e “rriti” si futbollist, si dhe skuadra kampione, Tirana, që prej kohësh ka hedhur “grepat” për sulmuesin e Shpresave të Shqipërisë. Gjithsesi, më e favorizuar duket Elbasani. Ka qenë numri një i Elbasanit, Arben Laze, i cili ka theksuar se Salihi është “pronë” e portokallinjve. “Duke filluar që prej ditës së sotme (djeshme), Hamdi Salihi është një lojtar i Elbasanit – mësohet të ketë deklaruar Laze - Ai do të luajë me fanelën e Elbasanit për pjesën e mbetur të kampionatit, gjithsej pesë ndeshje dhe do të jetë një përforcim shumë i fortë për ndeshjet që skuadra jonë do të luajë në Kupat e Evropës”. Ndërkohë, disi më ndryshe ka qenë deklarata e dhënë nga trajneri i Elbasanit, Artan Bushati. Ai ka konfirmuar faktin se interesi për një lojtar si Salihi, wshtë shumë i madh, por se gjithçka është ende në fazën e bisedimeve: “Natyrisht që jemi shumë të interesuar për të pasur shërbimet e një futbollisti siç është Salihi. Ai është një nga lojtarët më premtues të kampionatit tonë dhe një nga talentet e padiskutuar. Mund të them se deri më tani jemi ende në bisedime e gjithçka do të mësohet më vonë”- ka deklaruar Bushati.