Miratohet lista Nano-Ruçi

18/04/2005 Kryesia debaton vetëm për pak emra, gjithçka i kalon strukturave në bazë
Të rinjtë kalojnë provën e parë për të qenë konkurrentë përballë opozitës
Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar dje listën e emrave të propozuar nga Kryetari i partisë, Fatos Nano dhe nga Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, që ka nisur të diskutohet që prej dy muajsh. Për katër orë me radhë, krerët e PS-së kanë diskutuar një për një mbi emrat e paraqitur, ndërsa është debatuar vetëm për disa prej tyre. Kështu ndarja e bërë prej Nanos dhe Ruçit do t'i rikthehet strukturave në degë për të marrë miratimin përfundimtar. Burimet kanë bërë të ditur se në listë janë përfshirë shumë emra të rinj, që kanë spostuar xhaketat e vjetra të socialistëve. Ndërsa dhe deputetët që kanë pasur zona të sigurta, kanë lëvizur duke u vendosur në përballje të reja, për t'i lënë hapësirë të rinjve.
Përplasja
Disa prej kandidatëve, të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë kandidaturën e tyre në zonat e influencës, do t'u propozohet që të kandidojnë në zona, të cilat janë bastione të fuqishme të Partisë Demokratike dhe ku humbja është e sigurtë. Megjithatë do të jenë kryesitë e PS-së në rrethe si dhe Komitetet Drejtuese që do të japin sërish sugjerimet dhe arsyet e tyre për kandidatë të ndryshëm, pse ata duhet të jenë në listë ose e kundërta. Gjithsesi, lista përfundimtare e deputetëve të PS-së për zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere do të miratohet në kongresin elektoral të kësaj partie, që do të mbahet në datën 29 prill.
Kandidatët
Debati më i ashpër në Kryesinë e PS-së mësohet të ketë qenë ai i ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko, për kandidaturën e Paulin Sterkajt, i cili është konfirmuar si kandidat në zonën e Shkodrës. Ndërkohë që, deputeti aktual Ilir Zela ka ngelur pa zonë në rrethin e Librazhit. Zelës i është afruar zona e Kukësit për të kandiduar, por kjo zonë është refuzuar prej tij. Ndërkohë që Kryesia ka miratuar në parim dhe disa prej emrave, të cilët deri në këtë mbledhje kryesie nuk i ishte konfirmuar plotësisht një gjë e tillë. Kështu, Zef Preçi është aprovuar për në Lezhë, Alfred Dalipi në Kolonjë, Tom Dashi në Shkodër, Besnik Dervishi në Vlorë, Natasha Paço në Fushë-Krujë, Vath Koreshi në Lushnjë. Kryesia gjithashtu ka miratuar dhe platformën elektorale të saj për mandatin e ri katërvjeçar të PS-së, e cila mbledh të gjithë punën e këtyre viteve të kësaj partie si dhe vizionin për vitet e ardhshme.
Konfirmohen
Fatos Nano
Gramoz Ruçi
Bashkim Fino
Arben Malaj
Namik Dokle
Valentina Leskaj
Makbule Çeço
Luan Memushi
Viktor Doda
Arben Ahmetaj
Andis Harasani
Mimi Kodheli
Majlinda Keta
Igli Toska
Shpëtim Idrizi
Musa Ulqini
Ermelinda Meksi
Luan Rama
Petrit Malaj
Emin Barçi
Gjergji Koja
Gazmend Bizhga
Natasha Paço
Aldrin Dalipi
Taulant Balla
Marko Bello
Arta Dade
Paulin Sterkaj
Tom Dashi
Zef Preçi
Besnik Dervishi
Alfred Dalipi
Ilir Kulla
Mezan Malaj
Ben Blushi
Vath Koreshi
Erion Braçe
Flamur Rogu
Pandeli Majko
Maqo Lakrori