Demofilia ose politika si demagogji
19/04/2005 Demofilia, dashuria e shtirë e politikës për popullin, nuk është fenomen emplicit i politikës sonë. Ajo është dukuri e përhershme, e përjetshme e përbotshme. Kudo ku ka politikë, patjetër, do të ketë edhe demofili, si formë e maskuar e demagogjisë. Sidomos koha e fushatave politike, është momenti më i përshtatshëm i shpërthimit të saj. Sepse në këto momente “shpërthen” një dashuri e veçantë e politikës, e politikanëve, për popullin e tyre, të cilit i afrohen më shumë se kurrë, bëhen më të dashur, më prudentë, me qëllim që t'i mbushin mëndjen për t'i “vjedhur” vullnetin politik, votën.
Demofilia ose akti simbolik i politikës
Është e shëmtuar, madje neveritëse, rikthimi vetëm një herë në 4 vjet, në mënyrë ciklike i ndjenjës së "dashurisë" se politikanëve për popullin. Vetëm një herë në katër vjet shpërthen kjo ndjenjë e fjetur e politikës, e cila zgjohet nga gjumi letargjik, dhe kujtohet përsëri për “sovranin”. Në këtë periudhë, pas indiferentizmit të gjatë, ftohtësisë, ekstreme të politikës së mbyllur, të politikës triumfuese, nga zgjedhjet e mëparshme, politikanët shqiptarë janë khyer përsëri te populli. Përsëri për të bërë premtime, për të dëshmuar konsekuencë, patriotizëm, patrishmëri, drejtësi, ndershmëri, kulturë, dinjitet, qëndrim të kujdesshëm sentimental etj. Në këtë fazë, të nevojës për konvergjencë të politikës me popullin, lulëzon politika normative, ose politika si simbol. Çdo gjë duket qartë, e bukur e vlefshme. Politika zhvillohet në përmasat më të mira të standardeve të saj, si politikë gojore, premtuese, simbolike.
Politikanët shfaqen me komponentë të jashtëm të tyre, duke vënë në lëvizje të gjitha mjetet që i shëbejnë politikës si simbol, sjelljen, veshjen e bukur, lookun, fjalën e ëmbël, premtimin, buzëqeshjen, kulturën, paratë, të kaluarën e tyre. Çdo gjë që i shërben imazhit të politikanit. Në këtë periudhë demofilia simbolike, është në shërbim edhe të interesit primar të politikës, për të siguruar fitoren në zgjedhje, por edhe të popullit, i cili gjithashtu, edhe pse i bindur për thelbin e momentit simbolik, të dashurisë së politikës për të, përpiqet të përfitojë diçka, aq sa të jetë e mundur, individualisht apo si komunitet. Në këtë periudhë të populizmit të politikës si simbol, në marrëdhëniet e saj me popullin, ky i fundit përpiqet që intuitivisht, të mund të shfrytëzojë, këtë fazë delikate të politikës, kur ajo ka nevojë për simbole. Pikërisht në këtë moment, duke shfrytëzuar këtë nevojë për simbol, duke shfrytëzuar këtë nevojë të politikës për dukje, për të treguar, njerëzit përpiqen të nxjerrin ndonjë përfitim të vogël utilitar, për vete ose familjen e tyre.
Në këtë fazë, fillon e rregullohet ndonjë rrugë, e cila ndriçohet ca më shumë, përmirësohet sasia e ujit të pijshëm në shtëpi, rregullohet në punë ndonjë tjetër, ofrohet ndonjë zgjidhje e sforcuar shëndetësore etj. Në këtë fazë të moralitetit të politikës, kur ajo shfaqet sensitive, e obliguar, ndërtohen marrëdhëniet më të mira të politikës me njerëzit, të bukura si simbol, por tepër të shëmtuara në thelb. Binomi i politikës me qytetarin në fazën simbolike, është i çuditshëm. Marrëdhëniet aksidentale të tyre, kthehen në marrëdhënie thelbësore pragmatike. Demofilia nuk është as mjet, as sistem qeverisjeje, por më shumë është mjet spekulimi me të. Dashuria për popullin është forma më e vjetër, më banale e politikës klasike.
Demofilia si art i mashtrimit politik
Një politikan i shquar i kohës, thotë se ndryshimi midis politikanit dhe mashtruesit është se, ndërsa mashtruesit nuk kanë nevojë të zgjidhen, ndërsa politikanët edhe kur janë mashtrues, nuk burgosen, por zgjidhen.
Megjithë, tentativat për ndryshim imazhi, që po bën tepër e sforcuar, politika shqiptare e kapi shumë shpejt kuotën negative të saj, në krahasim me politikat e vjetra evropiane, të cilat kanë patur një hapësirë më të madhe, dhe një kohë më të gjatë të procesit të neveritjes ndaj saj, duke kaluar në mënyrë më graduale, nga politika idealiste si fillim, në politikën korruptive si fund i saj. Fjala politikan, thotë politologu gjerman Erhar Epler, që dikur thuhej me gjysmë zëri e u ngjethte mishtë njerëzve, thuajse është kthyer në fjalë fyese, si “play boy”, apo mashtrues. Në fakt, politika ka filluar ta humbasë çdo ditë konceptin, misionin dhe qëllimin e saj të vërtetë, duke i shërbyer më shumë vetes, dhe më pak ose fare pak shoqërisë. Në këtë kontekst, demofilia politike është një mjet, me të cilin ajo synon jo zgjidhjen e problemeve shoqërore të popullit, por si mjet për të konturuar partitokarcinë e re “sunduese” të saj.
Ndaj, demofilia ose politika mashtruese, është krejt tjetër nga thelbi i politikës së vërtetë. Ajo nuk ka gjë të përbashkët me mënyrën si zhvillohet politika në vendin tonë, si luftë për përfitime personale, për të siguruar vanitet publik (shfaqje boshe në ekranet e TV). Këto tipare, janë shëmtim i saj, sepse po bëhet çdo ditë më dominuese politika si veprimtari për të kaluar politikanët radhën. Nuk është rastësi që, dozat e neverisë nga politika shqiptare kanë ardhur duke u rritur. Këtë e kupton politika. Madje, e kupton edhe përgjegjësinë si shkaktare e këtij fenomeni që po bëhet masiv. Politika shqiptare, ka një kohë të gjatë që jep pak produkt pozitiv dhe shumë konflikt, shere, grindje. Një vëzhgim pak profesional i thelbit të saj, të krijon idenë se skena ku luhet politika jonë sot, është bërë si asnjëherë tjetër, skenë masive e një arti të veçantë të politikës demofilike, në të cilën synohet të bëhet karrierë në kuriz të tjetrit, në mënyrë më të paskrupullt e të pamëshirshme. Veçse, me fjalë të bukura dhe të buta me popullin. Për t’u bindur për këtë dimension të politikës shqiptare, shikoni luftën aktuale të klasës politike për “t'ia futur njëri-tjetrit , për të mbijetuar për vete”.
Në politologji është i njohur fenomeni i suksesit të demofilisë, sidomos në rastet kur politika penetron mjeshtërisht, në ata njerëz, që politikisht dhe në mënyrë figurative konsiderohet “elektoral budalla”. Kurba e politikës shqiptare, luhatet si demofili, në dy pamjet e veta kryesore, si populizëm paraelektoral dhe si indiferencë postlelektorale. Në fazën e parë “dashuria për popullin” është medalja, që siç e shikoni, e kanë vënë në gjoks të gjithë politikanët, që po tentojnë të bëhen deputetë. Shikoni si shfaqen në publik, kudo pranë njerëzve, pranë halleve të tyre, duke i dëgjuar me vëmendje. Shikoni, si shfaqet demofilia, e cila në një masë të konsiderueshme, është një imazh që politika e lëshon si "perde injorance" për të mbuluar atë që pritet nesër të ndodhë. Shikoni politikën parazgjedhore dhe premtimet e politikës shqiptare këto ditë. Politikanët po hedhin në tregun politik premtime, të cilat as vetë nuk i besojnë, por që mendojnë se janë të dobishme për të nanurisur “shpresat e humbura” të elektoratit. Shikoni polemikën që ka shpërthyer midis krahëve kryesorë të politikës, e cila gjithashtu po i shërben nevojës së “helmimit politik” të elektoratit.
Kjo stuhi politike demofilike, do të vërë në provë politikën dhe elektoratin shqiptar në këto zgjedhje të reja parlamentare. Padyshim, në të gjithë këtë stratagjemë demofilike të politikës, ai që e pëson është populli. Sepse në garën e forcës midis politikës dhe popullit, ky i fundit është që pëson gjithçka.
Demofilia politike si virus i politikës moderne
Njerëzit janë mësuar me ritualin elektoral dhe demofilik e saj si mjet për të marrë atë që ai ka në dorë, një herë në 4 vjet votën. Shikoni, sa shumë përdoret koncepti obligues i politikës si popull, komunitet, shoqëri etj., në gojën e politikanëve garues. Pozat e jashtme, vizitat e shpeshta në rajonet ku kandidojnë premtimet. Të krijohet ideja që, politikanët e duan aq shumë këtë popull sa më shumë nuk bëhet. Megjithatë, po duken vështirësitë që vijnë nga zhgënjimi masiv i elektoratit me këtë politikë, e cila është bërë si ajo “supa e rizierë” që ka humbur shijen e fillimit.
Nuk i mjafton kjo supë e politikës shqiptare, për të kënaqur të gjithë të dashuruarit e demofilisë me çmim kaq të lirë. Në fakt, nuk është vetëm dukuri e politikës shqiptare kriza e domofilisë, dhe relacionet e saj konceptuale dhe reale me popullin. Sepse, në kohën e sotme, kanë luajtur nga vendi tradicional, hapësinor, konceptual fjalët "politikë" dhe "popull". Në kohën tonë të tërmeteve të botës globale, çdo gjë po ndryshon si sasi, cilësi e madhësi. Ndaj dhe koncepti popull, është tashmë një koncept me përmasa që lëvizin midis hapësirës komunitare kombëtare, dhe dimensionit kozmopolit të saj. Virusi i politikës populiste e demofilike, është real, dhe, me sa duket, vështirë për t’u izoluar. Edhe politologjia moderne sot, nuk është në gjendje ta shpjegojë, dhe ta bëjë "zap" këtë virus. Ajo që i propozohet sot politikës bashkëkohore, është që këtë virus të politikës, ta vendosë në vrojtim, në “laboratorin e krizës së demokracisë perëndimore” si një nga sëmundjet e shuma, që ajo po përjeton aktualisht.
Demofilia është ingrendienti që përdoret më shumë, dhe që ka nevojë për të, sidomos lidershipi politik. Në këtë koncept, politikanët shqiptarë e kuptojnë nevojën që ka ndërgjegjja politike e shqiptarëve, e mësuar gjithë jetën me shijen e politikës populiste, të të gjithë ngjyrave, për ca "demofili", për ca “dukje kujdesi” për ca spektakël, frazeologji e leksik populist. Në fakt, kanë mësuar, ose ja u kanë mësuar politikanëve tanë, të cilët edhe pse një pjesë e madhe prej tyre, nuk kanë bërë shkolla politike, e kanë kuptuar nevojën e shqiptarëve për "imazh demofilik" të politikës, si efekt stabilizues elektoral.
Populizmi në të gjitha gjuhët është i njëjtë si koncept, dhe demofilia është e njëjtë si ilaç politik që i përgjigjet nevojave të tij. Kohët moderne të zgjerimit të hapësirave të lirisë, e kanë rrëzuar konceptin, edhe e kanë prishur “kështjellën” e politikës së madhe, elitare të shekullit që kaloi. Tani është kohë tjetër, që kërkon modele të reja të interpretimit të saj në popull. Pikërisht, lulëzimi i demofilisë si fenomen i politikës moderne të komunikimeve masive, gjigande në sasira të medha njerëzish, është shprehje e asaj lidhjeje të ngushtë, që po zhvillohet midis demokracisë dhe populizmit. Një lidhje gjenetike, thonë teoricienët e politikës, e cila bën që tendencat populiste të ridalin në pah periodikisht, në çdo periudhë krize të ristrukturimit të demokracisë. Demokracia nuk bëhet pa popullin. Aq më pak kundër tij. Populizmi dhe demofilia, si shfaqje dhe fenomen politik, janë tregues të faktit të njohur që politika dhe qeverisja janë për njerëzit, dhe jo për vete dhe në vetvete. Politika që injoron popullin, në favor të vetes si entitet i mbyllur, që e nënvlerëson atë në emër të “elitës politike” nuk është politike. Asnjë demofili, nuk ka forcë sot, askund, as në Shqipëri që në mashtrime, gjeste të hapura, publike e shpërthime demofilike të shtruara, të maskojë tendencat e konceptimit të saj, si veprimtari që favorizon më shumë elitat nga të “vdekurit e zakonshëm”, "ekspertët" me shumë se njerëzit e shumtë, që përbëjnë atë fjalë që politika nuk ka fort qejf, por nuk e shmang dot, popullin. Demofilia, shtrirja, falsiteti, dyfaqësia, komportimi artificial, konceptimi pezhorativ, nënvlerësimi thelbësor i njerëzve, nga politika elitare, nuk është shenjë force, por sëmundje e shëndetit të saj, të cilën nuk e shëron dot demofilia. Populli vërtet, nuk është gjithçka, por duhet të jetë diçka.