Agbonlahor i lumtur në Villa

Sulmuesi i Aston Villas, Gabriel Agbonlahor ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet në klub për pjesën e mbetur të karrierës së tij duke theksuar se është e pakuptimtë për cilindo klub të paraqet ofertë për të.
“Mendoj se edhe klubet e tjera e dinë se sa shumë jam i përkushtuar ndaj Aston Villas. Nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë ndonjë ofertë për mua. Të gjithë e dinë se e dua Villan dhe nuk dua të largohem prej këtu” deklaroi Agbonlahor për mediat angleze.