E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rapidi sgrumbullon Salihin, luan me amatorët

Hamdi Salihi nuk do të grumbullohet me skuadrën të enjten në Portugali. Ky ka qenë vendimi i marrë nga trajneri i Rapidit të Vjenës, Petër Shëtel, i cili në vend të sulmuesit shqiptar ka thirrur lojtarë nga skuadra amatore.  Shëtel ka shpjeguar edhe arsyen e këtij vendimi: “Salihi duhet të kthjellojë mendjen e tij, ndërsa ne të stërvitemi të qetë.

28-vjeçari i kombëtares kuqezi është vënë në qendër të vëmendjes së shumë klubeve europiane, por drejtuesit e Rapidit thonë se për të nuk ka mbërritur ndonjë ofertë konkrete. Trajneri Shëtell është zhgënjyer nga Salihi gjatë fazëz përgatitore, ku në një ndeshje ndaj një skuadre amatore sulmuesi shqiptar ka humbur shumë raste. Më 31 janar do të sqarohet gjithçka.

Ndoshta pas kësaj date do të më duhet Salihi, është shprehur me ironi Shëtell. Hamdi Salihi kërkohet nga dy klubet me emër të Skocisë, Sëlltik dhe Gllazgou Rejnxhërs. Interes për të kanë shfaqur edhe disa skuadra të Ligës së Parë në Francë, por deri tani për të nuk ka pasur ofertë zyrtare. Kontrata e Salihit me Rapidin skadon në fund te sezonit, që do të thotë se nëse nuk transferohet në janar, në verë ai do të largohet me parametër zero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›