E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giroud, i pafat

Olivier Giroud ka thënë se ka qenë “pak i pafat” deri më tani në Arsenal por insiston se nuk është i brengosur me fillimin e karrierës së tij në Premierligë.

Sulmuesi ka shënuar vetëm një herë në nëntë ndeshje. Kurse, edicionin e kaluar realizoi 21 herë në Ligue 1 për Montpellierin dhe bindi menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger të paguajë 12 milionë funte për transferimin e tij në Emirates. Por, reprezentuesi francez është optimist se do të shkëlqejë në Angli.

“Mundohem të shënoj, jap maksimumin. Por, mendoj se jam pak i pafat, do të vazhdoj të punoj edhe më shumë. Me rëndësi për mua është të kam përkrahjen e bashkëlojtarëve dhe trajnerit”, deklaroi Giroud.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›