E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandelli mbështetet te Pirlo

Selektori i Italisë, Cesare Prandelli insiston se ylli i Juventusit, Andrea Pirlo nuk planifikon të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.

Së fundmi sugjerohej se mesfushori mund të tërhiqet nga ekipi Kombëtar në mënyrë që të përqendrohet në karrierën e tij me Bianconerët. Por, Prandelli pret që Pirlo të vazhdojë të jetë anëtar i rëndësishëm i Azzurrëve, pavarësisht moshës 33 vjeç.

“Andrea është i vetmi që duhet të marrë vendim rreth të ardhmes dhe të vendos se çfarë dëshiron të bëjë në të ardhmen. Kam biseduar me të dhe më ka thënë se ende dëshiron të jetë pikë referimi në ekipin e Italisë. Ai dëshiron të luajë në Botërorin 2014”, deklaroi Prandelli për RaiSport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›