E Shtunë, 31 Tetor 2026

I zvogëlohet dënimi, Conte kthehet më 9 dhjetor

Antonio Conte mund të kthehet në bankinën e Juventusit. Do ta bëjë më 9 dhjetor në Renzo Barbera për sfidën Palermo-Juventus pasi suspendimi i tij do të skadojë një ditë më herët, 8 dhjetor.

Ky është vendimi i gjykatës arbitrare që ka zvogëluar dënimin e gjykatës federale nga 10 në 4 muaj.

Conte ishte dënuar për mos raportin e dy ndeshjeve që dyshohet se ishin të kurdisura nga koha kur ai ishte në drejtim të Sienës në Serie B. Sezonin e kaluar Conte udhëhoqi Juventusin drejt titullit të kampionit në Serie A pa humbur asnjë ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›