Chelsea e do Huntelaarin

Chelsea është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Schalke 04, Klaas-Jan Huntelaar gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediet angleze të premten.
Gjiganti londinez dështoi në përpjekje për transferimin e sulmuesit brazilian Hulk gjatë verës dhe vazhdon të jetë i interesuar për forcimin e opsioneve në repartin ofanziv. Huntelaar, do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni dhe Chelsea thuhet se është duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte për holandezin.
Drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge besojnë se mund të transferojnë Huntelaarin për 5 milionë funte në janar.