Lloris i kënaqur

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris ka insistuar se është i qetë edhe pse aktualisht luan rolin e zëvendësuesit të Brad Friedelit, pas ardhjes në klub gjatë verës nga Olympique Lyon.
Francezi iu bashkua Tottenhamit në gusht për rreth 12.6 milionë funte por deri më tani është paraqitur vetëm në dy duelet në Europa League. Megjithatë, ai nuk ankohet për statusin e tij në skuadër.
“Nuk jam i çmendur, nuk kam ardhur këtu për të qëndruar në bankinë. Por, jam i qetë rreth situatës time. Mendoj pozitivisht. Jam i kënaqur në klub”, deklaroi Lloris për beIn Sport.