E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard beson në top-katërshe

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard beson se skuadra mund të përfundojë në katër pozitat e para në Premierligë dhe të rrëmbejë një trofe këtë edicion.

Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers është aktualisht në pozitën e 12-të në Premierligë derisa ka dëshpëruar me rezultate edhe në Europa League. I pyetur se cili është objektivi real i Liverpoolit për këtë stinor, Gerrard tha për Football Focus: “Top katërshja dhe një trofe”. Mesfushori anglez beson se Liverpooli mund të arrijë këtë objektiv.

“Po, kemi zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje. Fitorja në Norwich do të na nxitë për të shkuar përpara. Mendoj se të gjithë kundërshtarët do ta kenë vështirë të luajnë me ne dhe jam optimist se do të hyjmë në seri të fitoreve”, u shpreh ai. Liverpool mposhti Norwichin 5-1 të shtunën por humbi 3-2 në shtëpi nga Udinese të enjten në Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›