Beteja e Londres sonte elsi-Mancester

Mbrëmja e sotme në Çampions zbret në fushën e lojës me një finale të parakohshme, pasi Çelsia dhe Mançester Unajtid do të përballen mes tyre në “Stanford Bridxh”. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti kërkon të hakmerret ndaj finales së vitit 2008 që blutë e Londrës humbën me penallti, por tekniku italian shprehet se kjo sfidë është shumë ndryshe.
"Kjo ndeshje ka tjetër histori. Kemi arritur deri këtu duke dhënë më të mirë tonë. Sigurisht e dimë që luajmë kundër një skuadre fantastike, por jemi optimist për të marrë maksimumin”,- ka thënë Ançeloti.
Trajneri i Çelsit do të mbështetet te Fernando Torres, megjithëse blerja më e shtrenjtë në historinë e kampionatit anglez ende nuk ka gjetur formën e tij më të mirë me blutë e Londrës.
Mund të jetë më i qetë trajneri i Mançester Unajtid, Aleks Ferguson, i cili do të ketë në dispozicion kapitenin Rio Ferdinand, të rikthyer pas dëmtimit, ndërsa ka rigjetur Uejn Runej në formën e tij më të mirë.
“E rëndësishme është të shënojmë, pasi kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Sigurisht, ne do të luajmë si gjithmonë për të fituar, por goli në fushën kundërshtare ka shumë vlera, pasi do të jetë një sfidë e vështirë”,- ka thënë Ferguson.
Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Barcelona do të presë në “Kamp Nou” modestët e Shaktar Donek. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është favorite absolute, aq më tepër që talenti argjentinas Lionel Mesi është rikuperuar plotësisht dhe do të zbresë në fushë nga minuta e pestë kundër modestëve ukrainas, të cilët kanë hyrë në histori me ecurinë e deritanishme në Ligën e Kampioneve.
Nertan Prifti