Agim Loci, bodigardi që pajton gjaqet mes të ngujuarve
Duket si një anakronizëm i vërtetë, kur në kohën që Shqipëria e sotme sapo ka marrë ftesën për në NATO, si dhe pret të bëhet pjesë e familjes së BE-së, të ngujuarit e gjakut vazhdojnë të qëndrojnë pa dalë nga shtëpitë me frikën e serisë së frikshme të vrasjeve. Jo më kot, reporteri i agjencisë britanike të lajmeve “csmonitor”, Xhef Uajt, cilëson se në këtë vend, forca e traditës së hershme mposht forcën e ligjit.
Një takim i rastësishëm në Tiranë me një person që vitet e fundit i është përkushtuar pajtimit të familjeve në hasmëri, Uajt duket se ka gjetur esencën e një shkrimi që flet pikërisht për një nga dramat aktuale të shoqërisë shqiptare.
Kështu, botimi i një dite më parë në “Christian Science Monitor”, tregon se si Agim Loci, njëri ndër pajtuesit e gjaqeve në vend, përjeton nga afër punën vullnetare, por njëkohësisht edhe të rrezikshme me jo pak, por 114 familje të ngujuara në metropolin shqiptar.
“Iu thashë, nëse doni ta vrisni, vriteni. Por familja e saj do të vijë dhe do të vrasë njërin prej jush”. “Sigurisht, pas këtij arsyetimi isha i bindur se askush nuk do të shkonte të vriste njeri dhe gjithçka do të mbyllej këtu”. Me këto fjalë, Agim Loci, një bodigard në Ministrinë e Drejtësisë kujton për atë ditë, tashmë 14 vite të kaluara, se si ka mundur të shpëtojë jetët e para. Ndonëse e konsideron si fillimin e një karriere të dytë, pajtues gjakrash, Loci tregon për dy vëllezërit e një vajze që për pak sa nuk vepruan në momentet e fundit. Ngjarja nuk mbaroi këtu; familja tashmë kërkonte të hakmerrej, por vullnetari i ri i gjakut reagoi në një mënyrë shumë të guximshme; ai mori mikun e tij me vete, e mbajti në një fushë përpara shtëpisë ku ishte varrosur vajza dhe u tregoi se të njëjtin fat do ta kishte dikush tjetër, e derisa t’i vinte radha edhe atyre. Vepra e tij duket se ka folur më shumë se fjalët. Fatmirësisht, seria e egër e hakmarrjes u mbyll këtu dhe askush nga dy familjet nuk u lëndua më shumë.
Që prej asaj dite, veç punës së tij në ministri, Loci është njëri nga koordinatorët kryesorë të Komitetit të Pajtimit Kombëtar (KPK), një organizatë joqeveritare që vepron kryesisht në trevat veriore të vendit, tek familjet që janë të ngujuara për shkak të gjakmarrjes.
Për gazetarin britanik, i mbledhur dhe i fuqishëm Loci është nga ata persona që e shikon me një pistoletë në brez, kjo për shkak edhe të profesionit të tij prej bodigardi. Disa herë në javë, ai del jashtë epiqendrës së metropolit shqiptar, Tiranës, duke udhëtuar rreth 30 kilometra jashtë saj.
Nga një zyrë modeste, ai drejton punën e vullnetarëve të KPK-së ku në këtë qark ka jo pak, por 114 familje të ngujuara, vetëm brenda qytetit të Tiranës 40 familje.
Megjithatë, këto familje kontaktojnë Locin për të marrë të rejat e gjakësve të tyre.
Ndërkohë, ky i fundit, nuk harron të vizitojë familjet që kërkojnë të marrin gjak, si dhe ato që kërkojnë ta falin atë. Për Agimin, kjo gjë është në njëfarë mënyre një lloj diplomacie e nëndheshme si ajo e barit me rrënjët. Kjo, pasi ai duhet të merret si me mesazhet e gjata të njërës palë që i bën apel palës tjetër të ruhet, si dhe për tjetrën që i duhet të mbahet. “Shpeshherë, bashkimi e ka një çmim, - thotë ai - pagesa që duhet të bëjë familja që kishte bërë hesap për t’u hakmarrë”.
Megjithatë, për Uajt kjo mund të jetë një punë e rrezikshme. Nga statistikat e mbledhura në vitin 2004, një vullnetar i KPK-së u vra në veri të Shqipërisë e ndërkohë, përgjatë këtyre viteve Loci ka pajtuar një dyzinë të ngujuarish. Sakaq, më shumë se 5000 persona janë vrarë prej gjakut që prej vitit 1992. Po kështu, pjesëtarët e rreth 1600 familjeve nuk mund të dalin jashtë shtëpisë së tyre për shkak të gjakmarrjes.
Për këto, Agim Loci shprehet se ai do të japë vetëm shembullin e mirë për tre fëmijët e tij. “Dua t’u jap fëmijëve atë që im atë më ka dhënë mua: një emër të mirë”, - shprehet ai. Ndërsa vazhdon: “Dua që fëmijët e mi të kenë respekt për jetën, atë çka babai im më dha mua”. E megjithatë, pajtuesi i gjakrave nuk harron të thotë shpesh i duhet të respektojë Kodin e Nderit të Kanunit mesjetar të Lek Dukagjinit.