Rama: S’kemi të dhëna për përfshirjen e ambasadorit Uidhers
Institucioni i akuzës shqiptare nuk ka asnjë dijeni deri më tani për përfshirje të zyrtarëve të ambasadës amerikane në Tiranë në skandalin e trafikut të armëve. Ky ka qenë reagimi i kryeprokurores Ina Rama në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë të kreut të komisionit hetimor në Kongresin Amerikan, Henri Ueksmen, i cili akuzoi ambasadorin e akredituar në Tiranë, Uidhers dhe disa punonjës të tjerë, si persona që kanë pasur dijeni në lidhje me eksportimin e municioneve kineze nga Shqipëria në Afganistan për llogari të kompanisë AEY të 22-vjeçarit Efraim Diveroli.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, gjatë prononcimit të saj një ditë më parë, kreu i akuzës ka thënë se dëshmia e shtetasit amerikan Efraim Diveroli, presidenti i kompanisë AEY, është në funksion të pistës së hetimit të trafikut të armëve në Shqipëri.
"U jemi drejtuar organeve homologe të drejtësisë amerikane për të marrë jo vetëm dëshminë e Diverolit, por edhe për një sërë provash që ne i çmojmë të nevojshme në hetimin tonë për çështjen e Gërdecit dhe që mendojmë se mund të na serviren nga drejtësia amerikane", - ka pohuar Rama. Ndërkohë që ka shtuar se ''kjo kërkesë jona është e shoqëruar me pyetje konkrete, për të cilat ne mendojmë se duhet të japë shpjegime Diveroli". Sipas saj, "dëshmia e Diverolit është në funksion të pistës së hetimit të trafikimit të armëve në Shqipëri. Në bazë të deklarimeve të tij ne do të shohim se çfarë do të jenë me rëndësi në shërbim të hetimit tonë".
Uidhers përgatit përgënjeshtrimin
Ambasadori Uidhers është në dijeni të pretendimeve të paraqitura në letrën e 23 qershorit nga Përfaqësuesi i Kongresit Henri Ueksmen drejtuar Sekretares së Shtetit, Rajs. Ai po studion përmbajtjen e letrës dhe, sapo ta ketë mbaruar këtë, do të përgatisë një përgënjeshtrim të plotë të çfarëdo pretendimesh kundër ambasadës së SHBA-së apo atij vetë. Ky ka qenë dhe reagimi paraprak i një dite më parë i ambasadës amerikane në Tiranë në lidhje me çështjen e trafikut të armëve.
Përmes një deklarate për shtyp të zyrës së ambasadës së SHBA-së, pasditen e djeshme, bëhet me dije se “siç ka thënë publikisht shumë herë, ambasadori beson në mënyrë të palëkundshme që një shqyrtim i drejtë i fakteve do të çojë, në fund, tek e vërteta”. Po kështu, në deklaratë thuhet se “ai e përdor këtë parim në mënyrë të barabartë si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj të tjerëve, me dijen absolute që faktet mbi këtë çështje, të paraqitura plotësisht, do të shpërbëjnë cilindo dhe çdo pretendim të ngritur kundër tij, stafit të tij, apo qeverisë së tij”.
Dëshmojnë 4 zyrtarët e Pentagonit
Katër zyrtarë të Pentagonit kanë dëshmuar sot para Kongresit Amerikan në lidhje me trafikun e armëve për aferat e kompanisë AEY në lidhje me skandalin e trafikut të armëve ku përfshihet edhe Shqipëria. Ashtu siç ishte parashikuar, Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Reformave Qeveritare, i drejtuar nga Henri Ueksmen, ka zhvilluar një seancë dëgjimore për ekzaminimin e të gjithë kontratave të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diveroli me qeverinë amerikane. Anëtarët e komitetit kanë marrë në pyetje katër zyrtarë të lartë të Pentagonit të cilët kanë deklaruar për kontratat dhe kontrollet e kompanisë AEY. Sipas mediave amerikane një ditë më parë, në këtë seancë kanë dëshmuar gjenerali Uilliam Filips, drejtori ekzekutiv i agjencisë së menaxhimit të kontratave të mbrojtjes brenda Pentagonit Miçëll Hauell, Stefen Mill, zyrtar i çështjeve politike e ushtarake si dhe Xhefri Parsons, drejtor ekzekutiv i komandës kontraktuese të ushtrisë amerikane. Katër zyrtarët e lartë të Pentagonit kanë treguar për rrethanat e dhënies së kontratës Diverolit dhe vëzhgimin e zbatimit të kësaj kontrate. Kështu, gjenerali amerikan Filips ka deklaruar se janë zbatuar të gjitha kontratat e kompanisë AEY pas vitit 2006. Po kështu, edhe zv.sekretari për politikat ushtarake Mill është shprehur se kompania AEY ndodhet në listën e kompanive të kontrolluara dhe se ajo nuk ka paraqitur asnjë problem gjatë kontrollit. Gjithë seanca është fokusuar në faktin se përse Pentagoni i ka dhënë kontratën prej 300 milionë dollarësh 22-vjeçarit Efraim Diveroli dhe pse janë lejuar shkeljet e kësaj kontrate.