Ylli Pinari, nga 2005 në listën e të dyshuarve nga Departamenti i Shtetit
Ylli Pinari ka qenë prej 2005-s në listën e personave jo të besueshëm të Departamentit të Shtetit, si problematik në tregtinë e armëve. Sipas mediave amerikane, Departamenti i Shtetit duhej ta mbante nën vëzhgim aktivitetin e Pinarit dhe të mos bënte marrëveshje me të. Në të njëjtën listë kanë qenë edhe 22-vjeçari Efraim Diveroli dhe firma e tij AEY, megjithatë të gjithë këta janë përfshirë në një kontratë 300 milionë dollarëshe të Departamentit të Mbrojtjes. Të dhënat janë bërë publike gjatë seancës së djeshme dëgjimore të Komisionit të Kongresit, që po heton mbi aferat e AEY.
Katër zyrtarë të Pentagonit kanë dëshmuar para Kongresit Amerikan në lidhje me tregtinë e armëve dhe aferat e kompanisë AEY, në lidhje me skandalin e mashtrimit me municionet që bliheshin nga Shqipëria. Ashtu siç ishte parashikuar, Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Reformave Qeveritare, i drejtuar nga Henri Uaksman, ka zhvilluar një seancë dëgjimore për ekzaminimin e të gjitha kontratave të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diveroli me qeverinë amerikane.
Anëtarët e komitetit kanë marrë në pyetje katër zyrtarë të lartë të Pentagonit, të cilët kanë deklaruar për kontratat dhe kontrollet e kompanisë AEY. Sipas mediave amerikane një ditë më parë, në këtë seancë kanë dëshmuar gjenerali Uilliam Filips, drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Kontratave të Mbrojtjes brenda Pentagonit, Miçëll Hauell, Stefen Mill, zyrtar i Çështjeve Politike e Ushtarake, si dhe Xhefri Parsons, drejtor ekzekutiv i Komandës Kontraktuese të Ushtrisë Amerikane.
Që në ditën e parë të marrjes në pyetje në kongres është zbuluar se AEY nuk kishte një “biografi”, që mund t’i lejonte fitimin e një tenderi disa milionësh. “Kompania e tregtisë së armëve “AEY Inc.” dhe shefi i saj 22-vjeçar kanë qenë prej kohësh në listën e të mbajturve nën vëzhgim nga Zyra Kundër Trafikut të Armëve në Departamenti i Shtetit, por kjo nuk i ka penguar ata të marrin tenderin për tregtinë e armëve për Afganistanin”, - shkruan një e përditshme amerikane. Gjatë seancave dëgjimore dje në kongres, Stefen Mill, asistent-sekretar në Departamentin e Shtetit për Çështje të Politikës Ushtarake, tha se “AEY Inc.”, ishte vendosur në listën e vëzhgimit nga janari i vitit 2005. Ndërsa presidenti i saj, Efraim Diveroli, ishte futur në këtë listë në 2006-n. Ai ka shpjeguar se ata ishin futur në listë për arsye që duhej të mbeteshin sekretë. Megjithatë AEY-s iu dha një tender prej 300 milionë dollarësh për të furnizuar me armë ushtrinë e Afganistanit. Gazetat amerikane citojnë Xhefri Parsons, drejtor ekzekutiv i Komandës së Kontraktimit të Ushtrisë së SHBA të ketë thënë se: "Nuk jam i sigurt nëse “lista e vëzhgimit” është e hapur edhe për njerëzit jashtë Departamentit të Shtetit".
Katër zyrtarët e lartë të Pentagonit kanë treguar edhe për rrethanat e dhënies së kontratës Diverolit dhe vëzhgimin e zbatimit të kësaj kontrate. Ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni se armët që po bliheshin nga “AEY Inc.” ishin prodhuar në Kinë dhe se kontrollet që ishin kryer nuk kishin zbuluar parregullsi. Ligjvënësit amerikanë kanë pyetur edhe për Ylli Pinarin, ish-shefin e MEICO-s, të arrestuar për shpërthimin në Gërdec. Ai sipas zyrtarëve, gjithashtu ka qenë në listën e personave që mbaheshin nën vëzhgim për trafik armësh që prej vitit 2005, por zyrtarët e pyetur kanë thënë se arsyet se pse ai ndodhej në këtë listë të dyshuarish ishin të klasifikuara. Qëllimi i listës së vëzhgimit është të identifikojë njerëzit që mund të jenë të pabesueshëm dhe me të cilët Departamenti i Shtetit duhej të ishte i kujdesshëm në bërjen e marrëveshjeve.