Agim Musho merr pasaportën

05/04/2005 Krimet e Rënda provuan se vulat e hyrje-daljes nga Shqipëria ishin origjinale
Agim Musho, bashkëshorti i gruas së zhdukur prej tre muaj e gjysmë, Irena Selit, ka marrë mesditën e djeshme pasaportën e tij ndërkombëtare, që Prokuroria e Krimeve të Rënda i kishte bllokuar. Pas ekspertimit ligjor të vulave të marra gjatë hyrjeve dhe daljeve në Shqipëri dhe në vendet tranzit ku ai kishte kaluar, hetuesit kanë konkluduar se gjithçka ka qenë e rregullt. Pra, vulat e pikave kufitare të disa vendeve në Evropë kanë rezultuar origjinale. Ky mësohet të ketë qenë edhe shkaku i bllokimit të pasaportës së tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, me qëllim vërtetimin e deklarimeve të tij për hyrje-daljet në Shqipëri. Ndërkaq, Musho nuk ka paraqitur asnjë lloj ankese për bllokimin e pasaportës.
Pasaporta
Prokuroria e Krimeve të Rënda ia bllokoi pasaportën Agim Mushos që ditën e parë që ai u paraqit, aty rreth dy muaj më parë. Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë atëherë se, bllokimi i pasaportës ishte bërë vetëm për kryerjen e disa verifikime që i përkisnin origjinalitetit të vulave që ai kishte marrë në pikat kufitare. Dje në mesditë, i shoqëruar nga avokati i tij, Agim Musho ka marrë në dorë pasaportën ndërkombëtare, pa të cilën nuk mund të udhëtojë jashtë shtetit. Ky ka qenë edhe shkaku që disa herë Musho ka pohuar në media se bllokimi i pasaportës dëmtonte atë dhe fëmijët e tij, pasi nuk mund të shkonte dot në Gjermani e të takohej me ta. Ka afro dy javë që Musho kishte kërkuar të rimerrte pasaportën e tij. Madje për këtë arsye, ai ka pohuar për gazetën “Metropol” se i ka dërguar kërkesë zyrtare Kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe dy zyrtarëve të lartë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasi hetuesit kanë marrë përgjigjen e ekspertizës ligjore rreth vulave, ka vendosur dje t’i kthejë pasaportën Mushos. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burimet sqaruan se pasaporta ishte bllokuar për kryerjen e verifikimit rreth hyrje-daljeve të Mushos në Shqipëri dhe se për këtë nevojitej ekspertimi i vulave. Nga ky ekspertim ka rezultuar se vulat ishin origjinale dhe për pasojë deklarimet e Mushos për datat e hyrjeve dhe daljeve në Shqipëri ishin të vërteta, theksojnë burimet.
Hetimi ende nuk ka të dhëna për adresën e Irenës Por pas dy muaj e gjysmë hetimesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar nëse Irena është gjallë apo ka vdekur. Kjo, pasi nuk ka asnjë provë për të vërtetuar dy versionet e mësipërme, thanë burimet. Ato sqaruan se, zyrtarisht deri tanimë Irena Seli rezulton e zhdukur, që prej datës 16 dhjetor të vitit 2004. Madje, nuk është arritur të provohet nëse Irena ka zbritur apo jo nga trageti i linjës Trieste-Durrës, me të cilin po imbarkohej së bashku me Mushon për në Shqipëri, pohojnë burimet e akuzës. Ndërkaq, mësohet se gjatë këtyre muajve është kryer çdo verifikim i mundshëm në vendet e dyshuara në Shqipëri, ku mund të strehohej Irena Seli, po të ishte gjallë. Dhe nga këto verifikime nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e Irenës, theksojnë burimet. Gjithashtu është hetuar edhe mbi çdo mundësi me anë të cilës Irena Seli do të largohej jashtë shtetit, në rrugë legale dhe ilegale. Burimet pohojnë se nga të gjitha hetimet e kryera, nuk rezulton që Irena të jetë larguar jashtë shtetit në çdo mënyrë të mundshme. Burimet thonë se e vetmja pikë kyçe e hetimit që nuk është konkluduar ende, është identifikimi i personit që i ka bërë thirrje telefonike Agim Mushos që prej SHBA-së. Burimet thonë se presin përgjigjen e drejtësisë amerikane lidhur me këtë fakt të hetimit. Nëse do të vërtetohet se personi që i ka kryer thirrje telefonike Mushos është mik apo i afërt i tij, atëherë do të hetohet mbi mundësinë që Musho ta ketë sajuar vetë këtë gjë. Në rast të kundërt, do të verifikohen lidhjet e personit me Irena Selin, nëse ai apo ajo ka qenë i afërt i saj, përfundojnë burimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.