E Diel, 1 Nëntor 2026

Bufon: Duhet vetëm fitore!

05/04/2005  Juventusi niset në pushtim të Anglisë. Lojtarët e drejtuar nga Fabio Kapelo kanë zbarkuar që dje në mëngjes në Liverpul, ku sot në mbrëmje, do të përpiqen të sigurojnë pjesën më të madhe të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Portieri juventin, Xhixhi Bufon, është një nga më të përqëndruarit te kjo sfidë: “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne jemi mësuar me përballje të tilla. Ata janë pak në vështirësi për mungesat e shumta dhe ne duhet të kërkojmë të përfitojmë, për të marrë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë dhe të mos jemi shumë nën presion kur të luajmë ndeshjen e kthimit në Torino. Nëse vdekja e Papës do të na kushtëzojë? Nuk besoj. Ishte mëse e drejtë të ndaleshim në shenjë respekti, por ne jemi profesionistë dhe besoj se në fushë do të mendojmë vetëm për të luajtur dhe për të fituar”. Më pas, portieri italian kujton me një buzëqeshje Atin e Shenjtë: “E dija që ka qenë portier si unë, ma kishin thënë dhe e dinim të gjithë që ka qenë shumë i dhënë pas sportit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›