Burg pa afat bashkëpunëtorit të Krasniqit

05/04/2005 Beratasi u kap një javë më parë me katër kile drogë
TIRANË – Hetimet për zbulimin e pronarëve të 4 kilogramëve kokainë të gjetur në makinën e të pandehurit Bledar Krasniqi, zbuluan bashkëpunëtorin e tij. Në pranga tri ditë më parë nga ana e policisë ka rënë i pandehuri Bujar Aga. U deshën vetëm pak ditë që të bëhej akti i ekspertizës për gjurmët e gjetura në pakot ku ishte mbështjellë malli, që në pranga të binte Aga. Po kështu bëhet e ditur se, Krasniqi që nga data 29 mars kur mori masën e arrestit burg pa afat është vënë në përgjim.
Arresti
Bujar Aga u paraqit në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ishte gjyqtari Gurali Brahimllari ai që vendosi për të pandehurin burg pa afat, pas kërkesës së bërë nga prokurorja Vjola Stoja. Megjithë kërkesën e prokurores, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën. Ai është shprehur se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se emri i tij është zënë gabimisht në gojë. Pas dhënies së masës së arrestit, i pandehuri është dërguar në dhomat e paraburgimit, në pritje të vazhdimit të hetimeve paraprake. Edhe pse janë vënë në pranga dy të dyshuar për organin e akuzës, ende nuk dihet se kush është personi që do të priste mallin dhe vendin e qëndrimit të tij. Pyetjet e të pandehurit do të mund të zbardhin gjithë skemën e trafikut të drogës.
Droga
Në fund të muajit mars, në Portin e Durrësit u ndalua shtetasi Bledar Krasniqi nga fshati Syzes i Beratit. Në makinën që drejtohej prej tij, policia arriti të zbulojë 4 kg drogë. Kjo sasi u gjend e fshehur në rrotat e makinës që drejtohej nga Krasniqi. Por para gjykatës, ai nuk ka pranuar asgjë. Edhe pse ka kundërshtuar veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, i pandehuri Krasniqi me kërkesë të prokurores Vjola Stoja, ka marrë masën e arrestit burg pa afat. Avokati mbrojtës i të pandehurit kërkoi nga gjykata lënien e klientit të tij në burg për një afat njëmujor, deri sa të mund të bëhej akti i ekspertizës. Me këtë kërkesë, avokati pretendonte të nxirrte gjurmët e gishtave që mund të ndodheshin në pako. Por, Prokuroria në dosjen e dorëzuar para gjykatës vërtetonte plotësisht se autori i veprës penale është i pandehuri Bledar Krasniqi.