Shtrenjtohen biletat e avionit

05/04/2005 Të gjitha shoqëritë kanë shtuar me 10 euro fluturimet në një segment
Të gjitha shoqëritë e fluturimeve ajrore që kanë kontrata me Shqipërinë, kanë rritur çmimin e biletave të avionit. Çmimet rezultojnë të jenë rritur 5–10 euro për fluturimet në një segment, çka nënkupton fluturimet me një destinacion si për shembull Tiranë-Romë e kthim. Por, në rast se klientët e shoqërive presin bileta me tranzite, që do të thotë se fluturimi mund të ketë 2 ose më shumë segmente, atëherë çmimet rriten në mënyrë respektive. Sipas informacioneve, të gjitha shoqëritë kanë rritur çmimin e biletave, duke u justifikuar me rritjen e çmimit të naftës, që nga fillimi i këtij viti. Por ka shoqëri, të cilat e kanë justifikuar rritjen e çmimit me rritjen e taksave aeroportuale dhe kanë përfshirë brenda në biletë dhe faturën e taksës së aeroportit, duke rritur për rrjedhojë vlerën e biletës. Rritja e çmimit të biletave nga shoqëritë që operojnë me Tiranën, ka filluar pas rritjes së çmimit nga shoqëritë e mëdha ajore. Kështu, rritja nga kompanitë e mëdha si “British Airways” apo “Swiss Internacinal Airlines”, ka filluar që në fillim të këtij viti, ku çmimi i naftës për një ton u rrit në mënyrë të ndjeshme. Kompanitë justifikuan rritjen e biletave për një segment, duke deklaruar se fluturimet kanë kosto të lartë dhe çmimi i naftës ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi vlerën e biletës. Ndërkaq, në Shqipëri, rritja e çmimit të biletës u ndje në fillim të marsit dhe duket se kompanitë ajrore që ulen në Tiranë kanë përvetësuar justifikimin e rritjes së çmimit të naftës, duke rritur në mënyrë kategorike çmimet e biletave. Kështu, kushton 10 euro më shumë bileta për të gjitha destinacionet nga Tiranë brenda për brenda Evropës dhe 20, madje dhe 30 euro më shumë për destinaciont jashtë kontinentit.
Rritja e çmimit të biletave prek qytetarët, të cilët përdorin fluturimet ajore për të lëvizur jashtë kufijve dhe kanë një numër të lartë fluturimesh. Aktualisht, në Shqipëri ulen 11 shoqëri ajrore dhe shoqëritë kanë dhe dy deri në tre fluturime në ditë si “Austrian Airlines” apo “Alitalia”.
Kompanitë ajrore
Malev
Alitalia
Austria Airlines
Albanian
Jatt
Adria Airways
Olimpik
Hemus
Turkish Airlines
Ada Air
Albatross