Malaj premtoi zbatimin e skemës së re që në fillim të 2005
05/04/2005 Eksportuesit duan kthimin e TVSH për 15 ditë
Bizneset të angazhuara në eksport kanë nxituar të depozitojnë kërkesën pranë degës së tatimeve në çdo rreth për të përfituar sa më shpejt që të jetë e mundur rimbursimin e TVSH–së. “Ka patur biznese që, sipas praktikës së re, kanë marrë brenda 15 ditëve 120 milionë lekë të vjetra”, thotë Bardh Sejdarasi, këshilltar i shtypit në DPT, në lidhje me praktikën e re të rimbursimit, që është duke vënë në zbatim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Malaj ka prezantuar modelin e aplikimit të një sistemi më të shpejtë të rimbursimit të eksportuesve, duke aplikuar praktikat moderne të analizës së riskut. Qëllimi i këtij modeli është përshpejtimi i procedurave të rimbursimit të TVSH-së për këto kategori biznesesh, brenda afatit ligjor. Kështu, eksportuesit me risk zero apo minimal, do të rimbursohen brenda 15 ditëve dhe pa kontroll paraprak. Ata me risk mesatar do të rimbursohen brenda 25 ditëve dhe pa kontroll paraprak, ndërsa në kategorinë e tretë do të përfshihen të gjithë eksportuesit e tjerë, të cilët do të rimbursohen brenda 30 ditëve, por duke iu nënshtruar paraprakisht kontrollit nga administrata tatimore. Malaj u premtoi bizneseve se, Ministria e Financave do të monitoronte nga afër zbatimin e sistemit të rimbursimit, duke kërkuar angazhim maksimal profesional nga administrata fiskale, angazhim të Agjencisë së Nxitjes së Eksporteve dhe shoqatave të eksportuesve për ballafaqime periodike të zbatimit të sistemit të rimbursimit dhe momenteve të rëndësishme të paketës fiskale.
Aktualisht, tatimorët i detyrohen biznesit rreth 800 milionë lekë TVSH të pashlyer, pa folur për 5 për qind të vlerës së TVSH–së së çdo muaji. Pikërisht këto janë dy nga momentet, të cilat kanë kërkuar zgjidhje brenda Paketës Fiskale 2005 dhe për të cilat ministri i Financave pretendon se janë në rrugën e zgjidhjes. “Nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe që realizon pagesat e prapambetura për 800 milionë lekë, proces i cili nuk duhet të vonohet dhe duhet të mbikëqyret në zbatimin korrekt të tij”, ka deklaruar Malaj, duke sqaruar se rreth 800 milionë lekë të prapambetura do të shlyhen brenda 2005-ës. Ndërkaq, çështja e rimbursimit të TVSH–së për eksportuesit kishte të bënte me një zgjidhje më afatgjatë.
Skema e re e rimbursimit të TVSH–së
Kategoria e parë, eksportuesit me risk zero do të rimbursohen brenda 15 ditëve dhe pa kontroll paraprak
Kategoria e dytë, me risk mesatar do të rimbursohen brenda 25 ditëve dhe pa kontroll paraprak
Kategoria e tretë do të përfshihen të gjithë eksportuesit e tjerë, të cilët do të rimbursohen brenda 30 ditëve
Tatimorët do të paguajnë interesa për çdo ditë vonese, pas kalimit të 30 ditëve