E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Musho ndahet nga bashkëshortja e humbur

Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së shumëpërfolur martesore të Agim Mushos dhe Irena Selit. Dje, gjyqtarja Fiqret Mullai ka dhënë vendimin përfundimtar në procesin e ndarjes së dy bashkëshortëve, duke zyrtarizuar divorcin e tyre. Irena Seli u zhduk në dhjetor të vitit 2004, ndërsa ishte duke u kthyer me bashkëshortin e saj nga një udhëtim që kishin bërë në Gjermani. Musho pretendon se ajo është zhdukur në sheshin e trageteve të Portit të Durrësit dhe se është larguar bashkë me të dashurin e saj, ndërsa familjarët e Irenës thonë se ajo është vrarë dhe më pas hedhur nga trageti gjatë rrugës, duke bërë fajtor për këtë bashkëshortin. Prokuroria nuk ka arritur kurrë në një përfundim të saktë lidhur me çështjen, ndërsa tani gjykata vendosi ndarjen zyrtare të çiftit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›