Prokuroria: Luiza Hoxha, në burg, nuk pagoi gjobën
Mospagesa në kohë e gjobës së caktuar nga gjykata mund t‘i kushtojë rikthimin në qelitë e burgut ish-drejtoreshës së përgjithshme të Postës Shqiptare, Luiza Hoxhaj. Prokuroria e Tiranës ka depozituar pranë Gjykatës së Rrethit një kërkesë për konvertim dënimi nga gjobë në burg, pasi e dënuara nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës dhe nuk e ka paguar ende gjobën e vendosur nga gjykata. Në këto kushte, akuza kërkon që pjesa e papaguar e detyrimit të shlyhet duke e rikthyer ish-drejtuesen 48-vjeçare pas hekurave të burgut.
Në shtator të vitit 2006, Hoxhaj, që kishte qenë më parë edhe deputete e Partisë Socialiste, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet me 1 vit heqje lirie dhe 700 mijë lekë gjobë. Ajo u shpall fajtore për shpërdorim detyre dhe për këtë arsye u dënua nga gjykata. Sipas vendimit, i cili mori formë të prerë pasi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, Hoxhaj duhet të paguante gjobën brenda datës 4 nëntor 2007. Prokuroria thotë se për zbatimin e vendimit i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit të Rrethit Gjyqësor Vlorë. Kjo e fundit, pasi i ka kryer të gjitha procedurat ligjore për zbatimin vullnetar të dënimit, ka konstatuar se Hoxhaj ka paguar vetëm gjysmën e gjobës së caktuar, 300 mijë lekë. Kësisoj, asaj i mbeteshin për të paguar edhe 400 mijë lekë të tjera, për të cilat Përmbarimi është përpjekur t‘ia sekuestrojë, por duket se nuk i ka gjetur dot pasuri. Sipas prokurorisë, Zyra e Përmbarimit në qytetin bregdetar u është drejtuar edhe bankave, Hipotekës së rrethit dhe zyrës së regjistrimit të automjeteve, por nuk ka gjetur asnjë lloj pasurie në emër të Luiza Hoxhës. Për këtë arsye, ajo ka kthyer përgjigje negative për mundësinë e rikuperimit të gjobës ndaj ish-drejtoreshës së Postës.
Prokuroria, tashmë, duke u bazuar në nenet 467/2 të Kodit të Procedurës Penale dhe 34/7 të Kodit Penal, si dhe duke parë se ekzekutimi i dënimit me gjobë është i pamundur të realizohet, ka kërkuar nga gjykata konvertimin e dënimit. Akuza kërkon kësisoj që ta rikthejë në burg Luiza Hoxhën, aty ku ajo ka qëndruar për disa muaj, pas arrestimit në shkurt të vitit 2006.
Ish-deputetja e PS-së u emërua në postin e drejtoreshës së Postës Shqiptare në maj të vitit 2004. Një nga funksionet e kësaj shoqërie është edhe shitja e pullave për shërbime postare dhe qëllime filatelike. Por, pikërisht firmosja e marrëveshjes mbi pjesëmarrjen në katalogun, në lidhje me emisionin e pullave "50 vjet të emetimit të pullës së parë Evropa 1956-2006", është konsideruar e paligjshme nga gjykata, e cila për këtë arsye e ka shpallur fajtore Hoxhën, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.