KLD, përzgjidhen 9 kryetarë gjykatash
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur dje pasdite 9 kryetarë të gjykatave të rrethit dhe apelit. Pas një seance maratonë në hotel "Tirana International", ku kandidatët prezantuan platformën e tyre, anëtarët e KLD-së kanë shpallur fitues në gjykatat e apelit si më poshtë: Petrit Ceno, në Durrës, Maria Qirjazi (Vogli), në Gjirokastër, Entela Prifti, në Korçë dhe Fatmir Hoxha, në Shkodër. Ndërsa fitues në gjykatat e rretheve u shpallën: Bernina Kondi, në Berat, Arben Vrioni, në Elbasan, Desart Avdulaj, në Gjirokastër, Astrit Haxhialushi, në Kavajë dhe
Rexhina Merlika, në Krujë. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, pritet votimi për disa kryetarë të gjykatave të rrethit dhe apelit. Në fillim të votimit ka marrë pjesë edhe Presidenti Bamir Topi, njëherësh edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Topi tha se "procesi të shoqërohet nga transparenca e plotë. Të zgjidhen më të mirët". Kreu i shtetit vuri theksin te kryetari i gjykatës, që, sipas tij, përbën imazhin e gjyqësorit në vend. "Ne synojmë të realizojmë shtetin e së drejtës, ndaj ju kërkoj angazhim në funksion të moralit", iu drejtua Topi pjesëmarrësve që morën pjesë në përzgjedhjen e kryegjyqtarëve. Presidenti e ka cilësuar drejtësinë si fushë mjaft specifike dhe rekomandoi që reformat e ndryshimet në të mos të jenë vetëm fasadë, por të prekin në thellësi sistemin. Topi këshilloi gjithashtu se ligji dhe Kushtetuta të mos jenë doktrina provizore.
Fitues në Gjykatat e Apelit
Petrit Ceno, në Durrës
Maria Qirjazi (Vogli), në Gjirokastër
Entela Prifti, në Korçë
Fatmir Hoxha, në Shkodër
Fitues në gjykatat e rretheve
Bernina Kondi, në Berat
Arben Vrioni, në Elbasan
Desart Avdulaj, në Gjirokastër
Astrit Haxhialushi, në Kavajë
Rexhina Merlika, në Krujë