Prokuroria: 19 vjet burg për zyrtarët e Transporteve
Të gjithë me kokën ulur dhe fytyra thuajse të fshehura e kanë pritur brenda kafazit me hekura kërkesën e prokurorisë për dënimin e tyre. I vetmi nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Transporteve, që dukej më i shqetësuari, ka qenë Ilir Berzani, i cili lëvizte vazhdimisht në mënyrë të tensionuar dhe shqetësimi i tij nuk ka qenë i kotë, pasi në përfundim të konkluzioneve përfundimtare të akuzës, ai ka qenë personi për të cilin është kërkuar dënimi më i rëndë.
Dje, në Gjykatën e Tiranës është lexuar pretenca e prokurorisë për ish-zyrtarët e Ministrisë së Transporteve që janë akuzuar për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "shpërdorim detyre", "korrupsion pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike" etj. Prokurori ka kërkuar shpalljen fajtorë të të pandehurve dhe dënimin e tyre me një total prej rreth 19 vjetësh burg dhe gati 10 milionë lekë gjobë. Dënimi më i rëndë me 6 vjet burg dhe 4 milionë lekë gjobë është kërkuar për ish-drejtorin e përgjithshëm të rrugëve, Ilir Berzani, ndërsa zëvendësministri Nikolin Jaka ka qenë në vend të dytë me 3 vjet burg dhe 2 milionë lekë gjobë. I treti në listën e dënimeve ka qenë ish-shefi i sektorit juridik dhe prokurimeve, Arjan Sheti, për të cilin janë kërkuar nga akuza 2 vjet e 6 muaj burg dhe 600 mijë lekë gjobë.
Prokurori në fjalën e tij ka argumentuar kërkesën për shpalljen fajtor të zyrtarëve, duke theksuar se ata janë përgjegjës për akuzat e ngritura. Të gjitha faktet e paraqitura mbështeteshin kryesisht në përgjimet telefonike që u ishin bërë të pandehurve. Për zëvendësministrin e Transporteve prokurori deklaroi se ai kishte ushtruar presion ndaj Berzanit për zhvillimin e tenderëve, por, në të njëjtën kohë, Jaka ka bërë presion edhe ndaj firmave të ndryshme, në mënyrë që ato të tërhiqeshin. Akuzat janë kryesisht për tenderin e aksit rrugor Has - Qafë-Prush, por janë përmendur edhe tenderët e rrugëve: Himarë e Vjetër - Kthesa e Kikurit, rruga paralele Tiranë - Vorë dhe supervizioni i Rrëshen - Kalimash.