E Diel, 1 Nëntor 2026

Si na iluminoi FDE mbi Polisin Demokratik



Polisi Demokratik nuk është vetëm me dy rrugë;Rruga e Barrikadave dhe Rruga Qemal Stafa.Në Polisin Demokratik gjendet; Bulevardi Zogu i Parë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, por edhe Rruga Budi. Rrugë të tjera do ti shtohen Qytetit Demokratik.
Në përpjekjet e këtyre 18 vjetëve, për më shumë liri, demokraci dhe integrim europian, gjithmonë realitete qytetare politike të pastatutuara, kanë kryer betejat e tyre në funksion të pasurimit demokratik të qytetit, duke zhvilluar procesin e paqëtimit midis palëve dhe faktorëve. Këta qytetarë të Bulevardit Demokratik, nuk kanë vënë asnjëherë kushte për kontributin e tyre, sepse e kanë dhënë atë për Shqipërinë. Por nga ana tjetër, kanë krijuar një realitet politik dhe qytetar, i cili është shumë prezent për të orientuar dhe dhënë gjetje-zgjidhjesh, atëherë kur logjika e gjërave humbet dhe kur mijëra funksionarë të paguar nga sistemi nuk e zgjidhin dot.

Ky realitet qytetar, me frymën e një bashkëpunimi në liri, është formëzuar sot tek Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE). Ky Forum është sot konvergjimi i flukseve burimore historike të pakonsumuara, i vizionit për evoluim paqësor progresiv, i Legjitimitetit Politik në Qytetin Demokratik. Këtu mund të organizojmë mendimin dhe veprimin për një stad të ri pjekurie, kundrejt një politike që nuk është e re, as e vjetër, por e përherëshme. Një politikë që ka ekzistuar gjithmonë, edhe kur në qytet ka rënë nata e diktaturës. Përroi është tharë, por nuk ka shterruar. Por kjo Pjekuri politike ka nevojë për Besim Demokratik të Ri, për të bërë të mundur një bashkëudhëtim të paparagjykuar në një autostrade me shumë korsi ku respektohen ndryshueshmëritë.
“Diversitet Mendimi,por Kompromis Brenda Idesë”, thoshte Azemi.
Për të arritur këtë Big-Bang të energjive demokratike në Qytetin Demokratik nuk kërkohet asgjë tjetër vecse një raport i sinqertë me Shqipëtarinë.
“Në një nismë qytetare ose bashkohesh dhe mbështet ose nuk merr pjesë, por nuk mund ti dilet kundër. Nisma është e shenjtë në momentin që ngrihet në nivelin e një vizioni”, thonte sërish Azem Hajdari.

Forumi për Demokraci dhe Etikë e ka tashmë këtë Vizion dhe po e lancon në Qytetin Demokratik me dashuri, pasion dhe respekt për historinë e gjithësecilit që i ka dhënë qytetit, betejen e vetë publike. FDE i fton qytetarët në një rrugë të gjatë, për të formësuar ideale të qënësishme, larg anonimatit dhe katapultimit. FDE nuk do të habisë askënd në qytet, sepse cdonjë qytetar ka brënda vetes një pjesë të këtij vizioni që e ka fituar nëpermjet mendimit që vjen nga veprimi dhe beteja politike. FDE promovon dhe mbështet qytetarë të deklaruar, që grupojnë dhe mandatohen, dhe jo qytetarin surprizë që vjen nga hici qytetar dhe largohet drejt mjegullës në momentin që në qytet bien këmbanat e duhet mbajtur peshë.

Duke qenë ridimesionimi dhe shpërthimi i energjive evolucioniste në Qytetin Demokratik, FDE do të marrë përsipër edhe zgjidhje që kanë të bëjnë me Socializimin Patriotik, për ti dhënë qytetit edhe një rrugë tjetër. Një rrugë e cila është pjesë tashmë e historisë demokratike të vendit. Një rrugë e cila ka në bazën e saj tolerancën e mbjellë, dialogun promovues dhe gjithëpërfshirjen e diferencuar mbi meritokraci. Dhe më tepër një rrugë që ndërtohet me procese kulturuese të një realiteti popullor me të kaluar revolucionare. Nuk ka të përjashtuar edhe pas shansit të dhënë. Të humbur, por jo të keqpërdorur.
Në fund FDE është një shpresë, e mbjellë përtej asaj që ne mund të jetojmë. Eshtë një shkollë historike e mbështetur mbi leksionin “A jua mësojnë dot?”, leksion i cili në paragrafet e tij ka veprat publike të njeriut nga pjekuria tek pleqëria e urtë dhe fisnike, duke falur gabimet e fëmijërisë dhe adoleshencës.

Spiro CURA
Përfaqësues i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit’90 në FDE

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›