E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Neza rikthehet me “Guidën Shqiptare”

 

Tani të huajt kanë mundësinë për të patur në duar botimin e tretë të guidës “Albania-Travel Guide” (“Shqipëria-Guidë Udhëtimi”) të shkruar nga publicisti Agim Neza. Kjo guidë për Shqipërinë e botuar sipas stilit të guidave në Perëndim, ku përfshihet informacion interesant, bashkëkohorë, praktik dhe i lehtë për t’u përdorur nga të huajt që vizitojnë Shqipërinë. Por çfarë përmban libri? Janë mbi 400 faqe, të ilustruara me foto me ngjyra, foto të irlandezit Joe Mc Mahon dhe fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, si dhe një hartë për Shqipërinë dhe një hartë për Tiranën. Agim Neza, nëpërmjet kësaj guide dëshiron të promovojë Shqipërinë, bukuritë e saj, si një vend tërheqës ku të huajt janë të mirëpritur nga shqiptarët. Kjo guidë përmban 9 kapituj të veçantë, në të cilët flet për fakte rreth Shqipërisë, ku përfshihet kronologjia historike, ngjarjet më të fundit në vendin tonë, zhvillimet politike dhe të dhëna të tjera. Fakte të ndryshme për vizitorët se si vihet në Shqipëri dhe çfarë mund të vizitojnë, ka mes të tjerash sugjerime për të vizituar pikat turistike më të veçanta nëse qëndrimi i të huajve në Shqipëri është i shkurtër. Informacion të bollshëm për të gjitha rrethet, ku përfshihen historiku, traditat, zakonet, qendrat arkeologjike etj. Por gjithashtu përmbledh edhe në një kapitull të veçantë edhe Kosovën, një kapitull i veçantë për letërsinë shqiptare dhe autorët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, apo udhëheqësit shqiptarë që kanë drejtuar Shqipërinë që nga viti 1912 dhe në ditët e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›