E Diel, 1 Nëntor 2026

Restaurohen kishat shqiptare

 

Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Kisha Ortodokse Autoqefale në Tiranë, kanë nisur një projekt të përbashkët për restaurimin e 60 kishave të vjetra dhe të dëmtuara. Përgjegjësi për Bërthamën e Trashëgimisë Kulturore në Kishën Ortodokse Autoqefale, Gentian Stratobërdha, tha se “mirëmbajtja, restaurimi dhe rindërtimi i objekteve të shpallura si monumente kulture janë në objektivin kryesor të Kishës Ortodokse Autoqefale”. Sipas tij, Monumentet e Kulturës në Shqipëri janë pjesë e rëndësishme e  trashëgimisë tonë kulturore, mes të cilave kishat zënë vendin më të madh. Ndër to dallojnë ato të kultit ortodoks, që kanë shtrirje të hershme kohore, duke nisur nga shekulli i I dhe deri në ditët tona, dhe që u përkasin fazave të ndryshme. Sipas Stratobërdhës, “Periudha nga shekulli I deri në shekullin e VI, që i përket periudhës paleokristiane, numëron gati 300 bazilika të njohura në gjithë Shqipërinë, një pjesë e të cilave për shkak të kohës së hershme, sot nuk janë të rregullta nga ana e formës dhe volumeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›