E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Shehu, për çështjen Hoxha kam vënë në dijeni autoritetet

14/01/2009  Gjenerali apel gjykatës, ndiqni me kaq pasion edhe çështjet e policëve të vrarë

TIRANË - “ Jam dakord që të zgjidhet çështja e Remzi Hoxhës, por i kërkoi gjykatës që të ndjek me kaq pasion edhe çështjet e kolegëve të tij të vrarë në krye të detyrës”. Kjo është një deklaratë e bërë dje në sallëne gjyqit nga Gjeneral Agim Shehu. Ish- zv/ ministri i Brendshëm Agim Shehu u paraqit dje në sallëne gjyqit për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ato që ka dijeni për ngjarjen e 25 tetorit të vitit 1995, datë kur u rrëmbye dhe më pas u zhduk shtetasi Remzi Hoxha. Agim Shehu është pyetur për më shumë se një orë në gjykatë dhe ka shpjeguar me hollësi të gjitha ato që ka mësuar dhe ka biseduar direkt me drejtuesit e asaj kohe për ngjarjen.

Ish –zv/ Ministri i Brendshëm, Agim Shehu ka sqaruar se për Remzi Hoxhën kishte kthyer përgjigje presidentit të asaj kohe, Sali Berishës, dhe kryetarit të kuvendit Pjetër Avnorit. I thirrur në cilësinë e dëshmitarit të akuzës, Shehu ka theksuar gjatë dëshmisë së tij se për rrëmbimin e shtetasit Remzi Hoxha ishte vënë në dijeni nga një kallëzim i bërë nga familjarët e tij. “Nuk jam vënë në dijeni për rrëmbimin të shtetasit Remzi Hoxha. Jam vënë në dijeni të një kallëzimi që kanë bërë familjarët e tij, për mungesën e tij në familje në një datë që nuk e kujtoj, por duhet të ketë qenë pjesa e dytë e viti 96”, sqaroi Shehu. Sipas tij nga komisariati numër 3 ishin kryer të gjitha veprimet, por nga verifikimet nuk ka pasur rezultat. Targat e makinës me të cilën u rrëmbye Hoxha ishin një nga pikat ku u pyet dëshmitari. Por ai ka shpjeguar se policia kishte qenë në dijeni të këtij rrëmbimi dhe nuk kishte fiksuar targa. “As kallëzim në polici nuk është bërë për rrëmbimin. Unë nuk vihesha në dijeni të të gjitha kallëzimeve penale.”, vazhdoi më tej Shehu. Për këtë ngjarje, sipas tij, i ishte përgjigjur një ose dy herë Presidentit të Republikës. Ndërkohë që zyrtarisht i ishte përgjigjur edhe kryetarit të Kuvendit Pjetër Arbnorit. Madje dje sqaroi se këtë të fundit e kishte takuar edhe personalisht për këtë problem. Përgjigje zyrtare, për këtë ngjarje mësohet se i ishte kthyer edhe Prokurorit të Përgjithshëm, të cilin më pas e kishte takuar privatisht. Gjatë takimit, sipas gjeneralit nuk ishte biseduar për çështjen Hoxha. I pyetur nga prokuroria për targat e makinës me të cilën dyshohet të jetë marrë biznesmeni shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha, Shehu sqarpo se nga verifikimet e tij, kjo tragë nuk ekzistonte. Por nga ana tjetër prokurori i ka shpjeguar se nga një përgjigje e mbërritur në prokurori bëhej e ditur se targa i përkiste SHIK-ut, përgjigje kjo e dhënë nga vetë Shehu. Më tej akuza e pyeti Shehun nëse ishte vënë në dijeni të ndonjë hedhjeje nga ndonjë godinë, dhe nëse i njihte Ziso Kristopulin dhe Avdyl Loshajn. Por gjenerali Agim Shehu ka mohuar t’i ketë dëgjuar këto emra dhe nuk ishte vënë në dijeni të ndonjë ngjarjeje të tillë. Pas përfundimit të dëshmisë së tij, ish zëvendësministri i Brendshëm, aktualisht me detyrë Drejtor i Investigimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, i ka kërkuar gjykatës që të ndjekë me aq pasion edhe çështjet e kolegëve të tij të vrarë.Gjatë procesit të djeshëm prokuroria e krimeve të rënda thirri për të dhënë dëshminë e tij edhe një prej drejtuesve të SHIK-ut Arben Karkinin, i cili mohoi të kishte dijeni për këtë ngjarje. Në dëshminë e tij ai shpjegoi se nuk kishte lexuar në shërbim asnjë dokument të vërtetonte shoqërimin e Remzi Hoxhës. Dëshmitari i tretë i thirrur nga akuza ishte mjeku Lefter Hanaj, i cili kishte humbur jetën disa vite më parë. Sipas akuzës ky ishte mjeku i cili kishte kuruar Ziso Kristopulin pas rrëmbimit të tij dhe keqtrajtimeve. Mjeku sqaronte se Ziso i kishte treguar që e kishin marrë peng dhe e kishin keqtrajtuar. Në procesverbal sqarohej se nga të rrahurat Kristopuli kishte pasur të dëmtuara mushkëritë e tij, ndërsa për mjekimin nuk i kishte hapur kartelë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›