E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë italiane, projekte për Ballkanin

14/01/2009  Përpunimi i metaleve

Eksporti imakinerive të përpunimit të metaleve, si dhe pajisje të tjera për sektorë të ndryshëm të ekonomisë janë në qendër të një projekti që Instituti italian i Tregtisë së Jashtme ka përgatitur për Ballkanin në bashkëpunim me kompanitë italiane. “Kjo iniciativë për Shqipërinë është ndërlidhur me interesin italian për të gjithë Ballkanin. Ajo pason nisma të tjera që janë zbatuar në Shqipëri në formën e bashkëpunimit me sektorin prodhues”, - tha dje Françesko Vitulli, drejtor i Institutit. Sipas përfaqësuesve italianë, projekti për Ballkanin është i ndarë në dy pjesë. “Faza e parë është për të parë mundësitë, duke kryer studimet e tregut në Shqipëri, Kroaci, Serbi dhe Slloveni. Faza e dytë është prezantimi i konkluzioneve të këtij studimi, ku do të hidhen edhe bazat e bashkëpunimit mes kompanive të të dyja vendeve”, - tha një prej drejtuesve të kompanive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›