Porto Romano, gati investimi për landfilldin
14/01/2009 KRRT i hap dritën jeshile projektit. Do të tamposen qindra ton mbetje e rrezikshme
DURRES- Bashkia e Durrësit ka miratuar në Komisionin e Rregullimit të Territorit dy leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi duke i hapur rrugë në këtë mënyrë investimit për projektin e landfildit dhe të tamposjes së mbetjeve të rrezikshme në periferi të qytetit. KRRT e Bashkisë ka pasur dje në tryezë 2 dosje njëri prej të cilëve me shumë rëndësi për sa i përket zhvillimit perspektiv të qytetit. Prej disa vitesh, Durrësi me mbetjet kimike në Porto Romano është vërtitur në hartën e zonave me probleme të mëdha dhe rrezikshmëri nga lindani dhe mbetje të tjera kimike. Specialistët kanë mundur të mbrojnë kërkesën për të marrë leje ndërtimi për kapsulimin e izolimit të mbetjeve kimike si dhe për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit për ndërtesën e re dykatëshe të Autoritetit Portual pranë hyrjes nr 2. Ky këshill me specialistë të të gjitha fushave të ndërtimit, urbanistikës, arkitekturës, arkeologjisë etj. ka marrë në dorë 57 kërkesa për leje sheshi dhe leje ndërtimi.
Landfilldi
Ajo që ka konsumuar më shumë kohë e debate ka qenë pikërisht dosja për landfillin në Porto Romano ngase mungesa e një leje të tilla ka shtyrë Bankën Botërore si dhe donacione të tjera për të ndërhyrë në zgjidhjen përfundimtare të higjienizimit të zonës. Ndërmarrja e kimikateve në Porto Romano ka pushuar së vepruari në vitin 1992, por në magazinat e saj, në bunkerët dhe tunelet e Bisht Pallës si dhe në natyrë janë dergjur në vite afro 780 ton mbetje të rrezikshme kimike. Specialistët e Ministrisë së Transportit dhe Mjedisit kanë dhënë detaje lidhur me projektin, investimi i të cilit do të shpëtojë edhe banorët e zonës, të cilët kanë populluar jo vetëm pjesën e kodrës, por janë vendosur edhe brenda gropës me lindan. Katër vite më parë është bërë një mur rrethues 3 m i lartë si dhe me themele deri në 2 m, por zona argjilore depërton në formë të lëngshme përzierjet e rrezikshme duke helmuar edhe ujin.
Ata i kanë bërë të qartë këshilltarëve se do të kryhet kapsulimi i zonës për të izoluar të gjitha mbetjet kimike.
Në landfilld mbetje të rrezikshme
Projekti që ka marrë dritën jeshile dje në KRRT-në e bashkisë do të kaplojë një sipërfaqe në 4 hektarë dhe në të do të depozitohen mbetjet që do të vijnë edhe nga pika të tjera të cilësuara problematike për të njëjtat arsye. Specialistët e mjedisit kanë thënë se qarku i Durrësit ka 15 pika të nxehta mjedisore, por në landfilld do të përfundojnë vetëm mbetjet e katër prej tyre. Specialistët e Ministrisë së Transportit dhe Mjedisit kanë dhënë detaje lidhur me projektin, investimi i të cilit do të shpëtojë edhe banorët e zonës, të cilët kanë populluar jo vetëm pjesën e kodrës, por janë vendosur edhe brenda gropës me lindan, pasi në bunkerët dhe tunelet e Bisht Pallës si dhe në natyrë janë dergjur në vite afro 780 ton mbetje e rrezikshme kimike.
Çfarë u miratua në KRRT
Në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Durrësit ka marrë miratim edhe kërkesa e Autoritetit Portual që ka të bëjë me kërkesën për leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi për godinën dykatëshe. Kjo godinë do të ndërtohet tek pika numër 2 pranë BKT dhe do të shërbejë për kontrollin e trafikut në hyrje e në dalje të autoveturave. Ky këshill me specialistë të të gjitha fushave të ndërtimit, urbanistikës, arkitekturës, arkeologjisë etj. ka marrë në dorë 57 kërkesa për leje sheshi dhe leje ndërtimi. Dy më të rëndësishmet kanë qenë ajo e ngritjes së landfilldit dhe e godinës 2-katëshe të Autoritetit Portual.