E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficerët akuzojnë Krenar Ahmetin për aksidentin

14/01/2009  Përplasja me makinën e Gardës

TIRANE – Pas përplasjes me njërën nga makinat e Gardës së Republikës, e cila shërbente në shoqërimin e eskortës së Kryeministrit Berisha, shefi i pezulluar Krenar Ahmeti, është marrë dje në pyetje nga specialistët e Seksionit të Aksidenteve. Veç këtij mësohet se kanë deklaruar edhe oficerët e Gardës së Republikës, të cilët kanë pohuar para grupit hetimor se shefi i qarkullimit Krenar Ahmeti, është shkaktari kryesor i aksidentit që ndodhi në afërsi të kazino “Rozafa”. Ndërkohë që burimet pranë policisë së Tiranës thanë se në qoftë se materialet hetimore të kryera ndaj Krenar Ahmetit, do i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, atëherë mbi supet e tij do të rëndojnë veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Lidhur me këtë çështje dje në mbrëmje burime pranë akuzës së kryeqytetin, mohuan mbërritjen e dosjes së Krenar Ahmetit në Prokurori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›