Në 2008-n më shumë aborte dhe më shumë bebe meshkuj
14/01/2009 Nuk përfshihen shërbimet në klinikat private
DURRES- Spitali i Durrësit vijon të përballet me fluksin e grave, të cilat kërkojnë të abortojnë për shkaqe dhe arsye të ndryshme. Në 12 muaj ky numër ashtu si dhe numri i bebeve të seksit mashkull kanë qenë dy nga statistikat më të diskutuara. Gjatë vitit të kaluar në shtëpinë e lindjes në spitalin e Durrësit kanë ardhur në jetë më shumë bebe meshkuj sesa femra. Këto ditë kanë dalë edhe statistikat përfundimtare në të cilat rezulton se në maternitet janë lindur 1407 bebe të seksit mashkull dhe 1181 bebe femra. Krijimi i kushteve dhe stafi i kualifikuar i mjekëve obstetër-gjinekologë, kirurgëve dhe infermierë ka shtuar edhe më tej besueshmërinë dhe sigurinë. Bluzat e bardha të këtij shërbimi nuk kanë mohuar se numri i lindjeve në Durrës është më i madh sesa tregojnë statistikat duke e justifikuar me hapjen dhe funksionimin e disa klinikave si dhe të mundësisë së grave për të lindur në një nga qendrat e njohura në Tiranë. Në vitin 2008 numri i lindjeve ka kapur shifrën 2571 me 2588 fëmijë në total, ndërkohë që në 12 muajt e shkuar kanë ardhur në jetë edhe 17 binjakë. Ajo që bie në sy është tendenca e grave shtatzëna për të sjellë në jetë beben më anë të ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas statistikave, por edhe deklarimeve të mjekëve mësohet se janë 671 kartela të grave që i janë nënshtruar lindjes çezariane ngase e vlerësojnë më të shëndetshme për trupin. Edhe numri i aborteve ka pësuar rritje krahasuar me çdo vit. Mjekët janë detyruar të ndërpresin shtatzëninë në 417 raste prej të cilave vetëm 5 janë me vendim të komisionit përkatës, komision i cili ka mundur të bindë shtatzënën dhe familjarët se lindja rrezikon seriozisht jetën e gruas. Janë plot 326 aborte spontane dhe 86 aborte me dëshirë të regjistruara në një vit në maternitetin e Durrësit.