“Jo” prishjes së sipërfaqeve bujqësore
14/01/2009 KRRTRSH zhvillon mbledhjen e parë për 2009-n. Miratohen disa projekte rregulluese
Berisha: Mbledhjet do t’i bëjmë me transparencë maksimale dhe të hapura
Kryeministri Sali Berisha, me cilësinë e drejtuesit të KRRTRSH-së, kërkoi dje kursimin sa të jetë e mundur të sipërfaqeve bujqësore, të cilat mund të preken nga ndërtimi i rrugëve zhvillimore. Në mbledhjen e parë për vitin 2009 të KRRTRSH-së Berisha tha se, nëse projektet e ndërtimit zënë pjesë të konsiderueshme të sipërfaqeve bujqësore, atëherë kjo duhet konsideruar si një minus. Deklaratat e Berishës u bënë pas shqetësimeve të ngritura nga ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, sipas të cilit vetëm në kryeqytet ndërtimet kanë prekur mbi 160 hektarë tokë bujqësore.
Projekti Lushnjë–Berat
Në mbledhjen e KRRTRSH-së për rrugën Lushnjë–Berat u paraqitën 3 variante, prej të cilave varianti i rikonstruksionit të rrugës ekzistuese u vlerësua si më i miri nga ana teknike dhe ekonomike. Njëri prej varianteve të propozuara ishte ndërtimi i 3 by pass-ve në këtë rrugë, variant që sipas Kryeministrit Sali Berisha nuk është i favorshëm, pasi kalon në tokë bujqësore. "Duke mbetur gjithnjë i vendosur për pikat më të shkurtra, atëherë kur është e mundur, ne do të kursejmë tokën bujqësore. Nëse by pass-i merr një sipërfaqe toke të mirë bujqësore, le ta konsiderojmë këtë një minus", - tha Berisha. Sipas tij, rrugët që po ndërtohen përgjithësisht nuk dëmtojnë sipërfaqe të mëdha toke bujqësore.
Boshti i Jugut
Kryeministri Berisha kërkoi në mbledhjen e KRRTRSH-së nisjen menjëherë nga puna për projektin e ndërtimit të boshtit të Jugut. Kreu i qeverisë tha se ndërtimi i këtij boshti do të jetë projekti kryesor i 4 vjetve që vijnë, në rast se shqiptarët do të votojnë për këtë mazhorancë. "Besoj se çdo mazhorancë do ta konsiderojë të dobishëm ndërtimin e këtij boshti, pasi me të ne kompletojmë ndërtimin e rrugëve të shkurtra zhvillimore në vend”, - tha Berisha.
Plani për Peqinin
Një ndër vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të KRRTRSH-së ishte plani rregullues i qytetit të Peqinit. Ky plan, sipas Bashkisë së Peqinit, synon të krijojë kushte të favorshme dhe një zhvillim të qëndrueshëm në jetën social-ekonomike të qytetit, si dhe të lehtësojë punën e autoriteteve vendore në fushën e planifikimit urban. Sipas specialistëve të kësaj bashkie, plani synon gjithashtu të ofrojë alternativa për një zhvillim të qëndrueshëm në shumë sektorë, të krijojë kushte për një menaxhim më të mirë të territorit në interes të komunitetit, duke mbrojtur vlerat kulturore dhe historike të qytetit si një element bazë të zhvillimit të tij.
Rruga transballkanike
Miratimi i projektit për rrugën transballkanike në qytetin e Vlorës përbën një tjetër vendim të miratuar në mbledhjen e KRRTRSH-së. Projekti parashikon rikonstruksionin dhe ndërtimin e segmentit rrugor pranë drejtorisë së policisë së Vlorës deri në rrugën hyrëse të portit të këtij qyteti. Rruga do të ketë dy vija kalimi me gjerësi 11.5 metra secila, e përbërë nga korsi për kalimin e automjeteve 2 x 3.5m, me brez sigurie i vijëzuar 0.5 metra. Brezi i gjelbërimi në mes të dy vijave kaluese do të ketë një gjerësi 3 metra, ndërsa trotuaret për këmbësorë do të jenë me gjerësi nga 6 metra. Projekti parashikon edhe një rrugë me gjerësi 3 metra për biçikletat.
Plani rregullues për Divjakën
Jo ndërtime më të larta se 3 kate
Plani rregullues i bregdetit të Divjakës, me një sipërfaqe prej 120 hektarësh, ishte një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e parë të KRRTRSH-së për vitin 2009. Plani synon zhvillimin e turizmit ekologjik dhe ndërtime në funksion të natyrës. Në fazën e parë të zhvillimit të këtij plani parashikohet restaurimi i të gjitha ndërtesave te vjetra për të krijuar kushte lehtësuese për pushuesit, ndërsa si fazë e dytë parashikohet ndërtimi i banesave të reja të përshtatshme për tregun privat. Gjatë diskutimit të këtij plani Kryeministri Berisha tha se ndërtimet në zonat turistike janë një çështje e rëndësishme. "Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk duhet të lejojmë në mënyrën më kategorike ndërtime mbi 3 kate", - tha Berisha. Gjithashtu gjatë diskutimeve theksi u vu në ruajtjen e monumenteve të kulturës.
Plani rregullues i qytetit të Tiranës
KRRTRSH, Berisha kritika Ramës
Kryeministri Sali Berisha, me cilësinë e drejtuesit të KRRTRSH-së, i kërkoi dje kreut të Bashkisë së Tiranës Edi Rama të përfundojë sa më shpejt planin rregullues të kryeqytetit. Sipas Berishës, në lidhje me këtë plan Bashkia e Tiranës po tejkalon çdo limit kohor. “Vonesat janë shumë të dëmshme, ndaj plani duhet të bëhet sa më shpejt dhe të paraqitet për miratim pranë KRRTRSH-së”, - tha Berisha, që shtoi se kjo është në të mirë të Tiranës. Gjithashtu Berisha ripërsëriti se ligji i ri i urbanistikës e redukton në 45 ditë kohën e marrjes së lejeve të ndërtimit, duke e shoqëruar me parimin “heshtja është miratim”. Por në një reagim të Bashkisë së Tiranës në lidhje me deklaratat e Kryeministrit thuhet se procesi për planin rregullues po ecën normalisht dhe se ky plan është në fazën përfundimtare të miratimit. “Plani është miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Bashkisë dhe së shpejti do t’i paraqitet për miratim këshillit bashkiak”, - thuhet në deklaratë. Bashkia e Tiranës garantoi se plani rregullues i Tiranës është i standardeve evropiane.