E Hënë, 2 Nëntor 2026

Agim Sulaj, në meditimet e para fëminore dhe një ekspozitë në Bolonjë

21/03/2005  Gazeta italiane "Corriere di Rimini" i kushtonte një shkrim piktorit dhe karikaturistit të mirënjohur shqiptar Agim Sulaj, e fokusuar në ekspozitën që piktori ka hapur ditën e shtunë, 19 mars, në Galerinë Forni të Bolonjës, një nga më prestigjozet jo vetëm në këtë qytet, por në mbarë Italinë. "Meditimet e para të fëmijërisë të Agim Sulajt, drita e kujtimeve dhe kthimi në vitet e fëmijërisë, ka dritë-hijen e një kujtimi që të sjell para syve ëmbëlsinë e vendeve të largëta. Mendime pa kohë, gjendje shpirtërore të brishta, sa të afërta po edhe aq të largëta. Pikërisht, në këto kujtime të para është bazuar ekspozita që artisti shqiptar, më banim në Rimini, Agim Sulaj do të prezantojë në Galerinë e Arteve Stefano Forni, në Bolonjë, dhe që do të inagurohet ditën e shtunë në 19 mars, në orën 17.00", shkruhej në shkrimin e gazetares Anna Battistini.

Duke folur për përmbajtjen e kësaj ekspozite, Battistini shkruan se 15-të punime të reja, punë që sot janë bërë simbol i "një kohe të shkuar, ku Sulak ktheht shumë shpesh. Janë vite të lojrave, të gëzimit, ku nuk ndjehet hija e regjimit, që errësonte mendimet e tij. Fëmijëria e 'gjërave të varfra', sikudër shprehet artisti, por 'të rëndësishme'. Eshtë e paevitueshme, që mendimi të shkojë pas në vite, atëhere kur fëmija ëndërronte të kishte këtë apo atë ngjyrë, apo edhe një penel më shumë".

Duke iu referuar pronocimit të Agim Sulajt në gazetë shkruhet se Sulaj, midis të tjersh kë theksuar se "Galeria Forni, më ka ofruar një shanc të madh, duke më lejuar të shpreh ritjen time artistike dhe të përballem me artistë të tjerë". Përcaktimi kritik mbi krijimet e Sulajt, përshkohet si një "punë iperrealiste që godasin kontrastet dritë-hije, që shoqërojnë gjithmonë fëmijët: një dritë 'hyjnore', jo diellore, e cila të krijon përshtypjen se kërkon të dalë nga 'hija', që në mënyrë të pashmangshme kalojmë në jetën tonë". Një përshkrim i disa prej punëve të Sulajt, që publiku shqipatr mundi t'i shohë edhe në ekspozitën personale që artisti hapi në muajt nëntor-dhjetor të vitit të kaluar, në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë. Tërheq vëmendjen edhe fakti se Anna battistini i është referuar edhe fitimit të çmimit special nga Sulaj, në konkursin ndërkombëtar të karikaturës, organizuar në Belgjikë, me temën "Shtëpia e piktorit", si edhe për pjesëmarrjen e tij në konkursin mbarëkombëtar për figurën e Skënderbeut, "si një rast i shkëlqyer për tu kthyer në tokën e tij të dashur, që nuk e harron kurrë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›