Eriola Islami : Nga "Royal Opera House" në Londër, në Broadway
21/03/2005 BROADWAY - MANHATTAN : Aventura e balerinës shqiptare nga Tirana, e njohur tani edhe në baletin britanik në "Royal Opera House" në Londër, kohët e fundit po njeh sukses edhe në SHBA, me baletin e famshëm amerikan "Movin Out", në Nju-Jork. Eshtë një rrugë e vështirë, por e mbushur me suksese, falë talentit dhe përkushtimit të balerinës shqiptare, Eriola Islami, e cilësuar si ylli i ri i baletit shqiptar. Sipas medias shqiptare në Britaninë e Madhe, thuhet se baletit "Movin Out", i cilësuar nga revista prestigjoze amerikane "Time Magazin", për prezantimin e tij në Broadway, si baleti numër një i vitit, në Amerikë, ka zgjedhur si soliste balerinën shqiptare Eriola Islami.
E dalë nga bankat shkollës "Jordan Misja" në Tiranë, thuhet se ajo ka qenë shoqe klase me Kledi Kadiun dhe mike e Amberta Toromanit, yje të baletit shqiptarë në Itali. Media shqiptare në Britanë e Madhe ka shkruar se ajo tani zgjodhi Londrën, për të vazhduar karrierën e saj artistike, po aq të sukseshme sa ajo e miqve të saj në Itali. Në një njoftim elektronik, thuhet se ajo do të ngjitet në skenën e famshme në botën e artit e të kulturës, në Brodway-n e Frank Sinatrës e sa e sa arstistëve të artit botëror. Broadway, rruga emahnitshme dhe e shndritshme me dritat e natës dhe me zhurmën fantastike të ditës, me teatrot më me zë në Amerikë e botë, duke filluar nga muaji janar, ka në gjirin e saj tani edhe një artiste shqiptare, me trup të imët, e cila me talentin e saj dhe këmbënguljen profesionale, bëri që producentët amerikanë të mbeten të mahnitur nga talenti i saj dhe t'i venë përpara për të firmosur kontratën njëvjeçare. Ajo është balerina shqiptare e përzgjedhur në Amerikë, si kërcimtare me një bazë shumë të fortë klasike dhe, mbi këtë bazë të fortë klasike, ajo ngre lart famën saj. Që të kërcesh këtë lloj koreografie, mendohet se Islami ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, përfshirë këtu dhe një teknikë tepër të lartë në fushën e baletit klasik. Për kontratën, ajo është shprehur se "është më të vërtetë një kontratë e rëndësishme të punosh për Twayla Tharp, një ëndërr për çdo balerin. Ajo është një koreografe që ka punuar me yjet e baletit botëror, një ndër ta edhe Bereshnikov, një nga yjet më të famshëm të baletit botëror". Pavarësisht se Oriola Islami, është tërësisht e panjohur për publikun shqiptare, ajo është tejet e suksesshme që nga Britania e Madhe, Azerbajxhani, Gjermania, Franca dhe së fundmi, Japoni e Amerikë. Islami është ylli i ri i baletit shqiptar, që po ngjit shkallët e famës, duke marrë duartrokitjet e mijëra adhuruesve të saj, anembanë botës.